Investim

Broadcom ofron 18.9 miliardë dollarë për CA

Jul 12 2018
0 Shpërndarje
Sipas njoftimit, investitori më i madh i CA i cili zotëon 25% të aksioneve ka rënë dakord për shitjen e kompanisë. Broadcom ofron 18.9 miliardë dollarë për CA

Broadcom zbuloi planet për blerjen e kompanisë Amerikane të softuerit CA për 18.9 miliardë dollarë një lëvizje jashtë industrisë së semikonduktorëve.

Marrëveshja vjen pak muaj pasi administrata Trump bllokoi blerjen e Qualcomm për 117 miliardë dollarë nga Broadcom mbi baza të sigurisë kombëtare.

Vitin e kaluar Broadcom bleu Broacade Communication Systems për 5.5 miliardë dollarë.

Kompania do të paguajë 44.50 dollar për aksion të CA.

Sipas njoftimit, investitori më i madh i CA i cili zotëon 25% të aksioneve ka rënë dakord për shitjen e kompanisë.

Biznesi kryesor i semikonduktorëve po bëhet dita ditës më konkurrues ndërsa Apple dhe Samsung kërkojnë konsolidimin e furnizuesve dhe uljen e kostove.

Pikërisht për këtë arsye Broadcom kërkoi blerjen e Qualcomm. /CIO Albanian

Tags >

Broadcom
Lajmet e fundit>