Internet

Brendet e mëdha nxisin rritjen e Google+

Feb 22 2012
0 Shpërndarje
Brendet e mëdha nxisin rritjen e Google+

Numri i fansave të 100 brendeve më të mëdha në Google+ është rritur për 1400% gjatë muajit të kaluar, por shumica e këtyre fansave janë përqendruar në 10 brendet më të mëdha në rrjetin shoqëror Google+.

Top 100 brendet në Google+ kanë parë një rritje prej 3.1 milionë njerëzve në ato që Google+ i quan “Circles”(rrethe), sipas analizave të firmës BrightEdge. Nga ky numër 3 milionë ishin për 10 kompanitë më të mëdha.

Nga BrightEdge deklarojnë që rezultatet janë një sfidë për të gjitha kompanitë që gjendej jashtë Top 10 dhe gjithashtu politika e Google+ është që të rrit numrin e përdoruesve për të gjitha faqet.

Brendi më i madh në Google+ është kompania e modës H&M me 462 mijë ndjekës. Në Top 5 brendet më mëdha në Google+ janë edhe Samsung me 372 mijë ndjekës, Pepsi ka 350 mijë, Coca-Cola 336 mijë dhe Starbucks 335 mijë. Ndërsa vet Google ka rënë në pozitën e nëntë me 194 mijë ndjekës në rrethet e tyre.

Lajmet e fundit>