Aplikacione

Box.Net integrohet me Google Docs

Jun 23 2011
0 Shpërndarje
Box.Net integrohet me Google Docs

altBox.net ka integruar aplikacionin e tyre për menaxhimin e përmbajtjeve të bazuar në Cloud me suitën produktive Google Docs.

Tani, përdoruesit e Box.net mund të krijojnë dokumente fjalësh dhe diagrame Docs brenda ndërfaqes së Box.net.

Gjithashtu ata do të jenë në gjendje të përdorin Google Docs për të ngjitur dhe edituar dokumentet e krijuara në Word dhe Excel të Microsoft, prej të cilëve tashmë janë mbi 50 milionë sosh të ruajtur në Box.net.

Ky integrim zgjeron fushën e veprimit të Box.net që deri tani ka qenë vetëm një aplikacion për të ruajtur dokumente deri në një shërbim për punë i bazuar në cloud. Kjo i jep edhe një përparësi të madhe para lançimit të shërbimit Office 365 të Microsoft që pritet të ndodh javën e ardhshme.

Box.net tani është i integruar në rreth 150 ueb-aplikacione tjera të ndryshme në tregun e aplikacioneve. Është themeluar në vitin 2005 ndërsa gjen përdorim tek 6 milionë përdorues në 60,000 kompani përfshirë T-Mobile, Discovery Networks, DreamWorks, Cisco dhe Dell.

Lajmet e fundit>