Mobile

Botuesit kërkojnë TVSH më të vogël

May 23 2011
0 Shpërndarje
Botuesit kërkojnë TVSH më të vogël

altBotuesit evropian të gazetave kanë kërkuar tatim në vlerë të shtuar (TVSH) më të vogël për publikimet e tyre digjitale.

Për momentin përdoret normë e zvogëluar e TVSH-së ose edhe është larguar tërësisht për gazetat e shtypura në shumicën e vendeve evropiane, në mënyrë që të ul koston e informimit për qytetarët, por TVSH aplikohet akoma për publikimet digjitale. Asociacioni i Botuesve të Gazetave Evropian (ENPA) të hënën kërkoi që të largohet kjo mospërputhje dhe që sistemi i BE-së për TVSH të modernizohet me hap të njëjtë me ndryshimet teknologjike. ENPA përfaqëson më shumë se 5200 gazeta lokale dhe rajonale të publikuara në 23 vende anëtare të BE-së, plus Norvegji dhe Zvicër.

“Vazhdimi i TVSH-së aktuale për edicionet të shtypura në të gjithë formatet do të ndihmonte në arritjen e qëllimit për një treg digjital evropian më vibrant në sferën përmbajteve të paguara. Norma më e ulët e mundshme e TVSH-së për të gjitha formatet e gazetave, si digjitale ashtu edhe të shtypura, do të promovonte rolin e medias informuese në edukim, mësim përgjatë tërë ciklit jetësor dhe shkrim e lexim të të gjithë qytetarëve evropian,” tha Francine Cunningham, drejtoreshë e përgjithshme e ENPA-s.

TVSH-ja është paraqitur në BE para më shumë se 40 viteve, në shumë lloje të tregjeve, dhe më nuk shihet si nevojë për ekonominë moderne të bazuar në shërbime dhe teknologji, sipas Komisionit Evropian.

“Ne kemi nevojë për një sistem TVSH-je që përshtatet me shekullin XXI: i thjeshtë, modern, dhe efektiv,” thotë komisionari i tatimeve, Algirdas Semeta. “TVSH paguhet nga qytetarët, mblidhet nga bizneset dhe është burim kryesor në të hyra për vendet anëtare, pra gjithkush ka interes në këtë tatim.”

Për momentin Komisioni Evropian është duke mbajtur një konsultim të hapur për TVSH-në që do mbledh pikëpamje të ndryshme deri më 31 maj, me qëllim që të bëj reforma më vonë gjatë këtij viti.

Lajmet e fundit>