Siguri

Botneti Flashback prek mbi 600 mijë Mac

Apr 6 2012
0 Shpërndarje
Botneti Flashback prek mbi 600 mijë Mac

Më shumë se 600 mijë Mac janë infektuar me versionin e fundit të trojanit Flashback që po instalohet në kompjuterët e përdoruesve me ndihmë të vrimave në Java, deklarojnë hulumtuesit rus nga Doctor Web.

Flashback është një familje e malware të Mac OS që është shfaqur në shtator të vitit 2011. Versionet e vjetra të Flashback bazoheshin në trike të inxhinieringut shoqëror për të infektuar kompjuterët, por variantet e fundit distribuohen me anë të vrimave në Java që nuk kërkojnë komunikimi ndërmjet përdoruesve.

Të martën, Apple lançoi një përditësim për Java me qëllim që të arnoj një vrimë kritike që po përdorej për të infektuar kompjuterë Mac me trojanin Flashback.

Sidoqoftë, një numër i madh i përdoruesve tashmë janë prekur nga këto sulme, shkruante në raportin e Doctor Web të publikuar të mërkurën. Hulumtuesit e kompanisë kanë arritur të sulmojnë botnetin e Flashback me anë të metodës që në komunitetin e sigurisë njihet si sinkholing, dhe kanë identifikuar mbi 550 mijë sisteme operative Mac OS X unike të infektuara me trojanin në fjalë.

Mbi 300 mijë Mac të infektuar, ose 56% të numrit total gjenden në SHBA, e mbi 100 mijë në Kanada, deklarojnë nga Doctor Web. Më pas vijnë përdoruesit nga Mbretëria e Bashkuar me 68 mijë dhe Australia me 32 mijë Mac të infektuar.

Botneti po rritet në një shkallë dramatike. Disa orë pasi Doctor Web publikoi raportin, njëri nga analistët e kësaj kompanie komunikoi në Twitter që botneti kishte infektuar mbi 600 mijë kompjuter. Ai gjithashtu deklaroi që 274 Mac të infektuar me Flashback ishin lokalizuar në Cupertino, qytetin ku ndodhen zyrat qendrore të Apple.

F-Secure, kompania për softuer antivirus që paralajmëroi për sulmet të hënën, nuk ishte në gjendje të konfirmonte të dhënat e Doctor Web, duke u arsyetuar që nuk kanë statistika të bollshme për këtë malware.

Doctor Web rekomandoi përdoruesit e Mac të instalojnë arnimin e fundit Java të lëshuar nga Apple, derisa kompanitë tjera të sigurisë shkuan një hap më larg duke i këshilluar që të paaftësojnë shtesën e Java-s në shfletuesit e tyre nëse nuk përdorin ueb aplikacionet e bazuara në Java. Ç’instalimi i Java-s nga sistemi është një opsion tjetër nëse nuk përdoret nga aplikacionet tjera në desktop.

Lajmet e fundit>