Siguri

Botneti Flashback akoma i fuqishëm

Apr 23 2012
0 Shpërndarje
Botneti Flashback akoma i fuqishëm

Përkundër raporteve të disa kompanive të sigurisë që botneti Flashback po ngushtohet, ky malware që ka goditur Apple akoma është në pikun e tij, njoftoi një kompani ruse antivirus që kishte njoftuar për këtë infektim masiv para tri javëve.

Dr. Web, që më herët gjatë këtij muaji i pari kishte raportuar për malware-n gjigant, më i madhi që kishte goditur sistemin operativ të Apple ndonjëherëë, të premten deklaroi që infektimi akoma përfshin rreth 650 mijë Mac të infektuar dhe ky numër është në ngritje.

Ky njoftim u vërtetua edhe nga qendra për siguri e Symantec. Kjo kompani së bashku dhe Kaspersky Lab kanë “sinkholed” domene të caktuara duke i përdorur ato para hakerëve për të gjetur numrin e Mac-ëve të infektuar. Kështu Symantec gjatë javës së kaluar deklaroi që botneti Flashback kishte rënë në 142 mijë makina, derisa Kaspersky të enjten deklaroi që numri i Mac-ëve të infektuar ishte vetëm 30 mijë.

Këto deklarata dështuan me njoftimin e të premtes nga Dr. Web për mbi 600 mijë Mac të infektuar akoma.

Mënyra kryesore për infektim me Mac ka qenë një vrimë në Java, e cila ishte arnuar në shkurt, por Apple kishte rregulluar këtë vetëm shtatë javë më pas, pasi kjo kompani mban versionin e vet për Mac OS X.

Së fundmi baza për trojanin Flashback duket të jetë një numër i disa bllogjeve të bazuara në WordPress që kishte shtyrë vizitorët drejt hosteve ku gjendej malware, raportojnë nga Kaspersky Lab. Më herët ishte njoftuar që ky malware ishte shpërndarë me anë të sulmeve shoqërore që kanë kërkuar nga përdoruesit për të shkarkuar një shtesë false të Adobe Flash Player. Kjo kishte ndodhur gjatë periudhës shtator 2011 – shkurt 2012. /cio.al/

Lajmet e fundit>