Siguri

Bose mohon akuzat për përgjimin e konsumatorëve, padia “një dezinformim”

Apr 21 2017
0 Shpërndarje
Në një qëndrim zyrtar Bose i quajti akuza si inflamatore dhe dezinformuese duke mohuar haptazi se aplikacionin Conncet mbledh dhe shpërndan informacion të përdoruesve me palët të treta. Bose mohon akuzat për përgjimin e konsumatorëve, padia “një dezinformim” Photo Source: Bose

Prodhuesi i njohur i kufjeve Bose i cili u akuzua ditët e fundit për përgjim të konsumatorëve përmes një aplikacioni mobil u shpreh të Premten se do të luftojë padinë në gjykatë.

Në një qëndrim zyrtar Bose i quajti akuza si inflamatore dhe dezinformuese duke mohuar haptazi se aplikacionin Conncet mbledh dhe shpërndan informacion të përdoruesve me palët të treta.

“Ne nuk përgjojmë bisedat tuaja, ne nuk shesim informacionit tuaj, ne nuk bëjmë asgjë për për tju ekspozuar,” shprehej kompania.

Në fillim të javës një padi përfundoi në një gjykatë në Ilinois të Shteteve të Bashkuara ku kompania akuzohej se aplikacioni Connect i cili përdoret për të lidhur kufjet e shitura nga Bose me telefonin mblidhte informacion rreth muzikës që përdoruesit dëgjonin të cilin e ndante më pas me një palë të tretë.

Qëndrimi zyrtar i Bose lidhur me padinë u shfaq edhe në uebsajtin e kompanisë me pretimin se do e çonte në fund padinë. “Asgjë nuk vlen më shumë për ne sesa besimi juaj,” vijonte më tej kompania. /PCWorld Albanian

Tags >

Bose
Lajmet e fundit>