Investim

Bordi i HP synon rritje të dividendës vjetore

Mar 15 2011
0 Shpërndarje
Bordi i HP synon rritje të dividendës vjetore

altHP gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur një cak të ri që ka të bëjë me rritjen e dividendëts vjetore si dhe ka bërë të ditur se bordi i drejtorëve të HP ka autorizuar një rritje në dividendën e zakonshme të periudhës së çerekut të vitit.

Sasia e rritjes së dividendëve të së ardhmes do të përcaktohet në baza vjetore, por HP ka si qëllim që tani për tani përqindja prej viti në vit të rritet në vlera dyshifrore. E natyrisht të gjitha do të jenë temë e diskutimit dhe miratimit nga bordi i drejtorëve të HP.

Përveç kësaj bordi i drejtorëve të HP ka autorizuar një rritje prej 50 për qind në sasinë e dividendës prej çerekut në çerek, dhe tani kjo vlerë nënkupton rreth 0.12 dollarë për aksion. Rritja e sasisë së dividendës do të jetë efektive kur bordi i drejtorëve të HP do të deklarojë dividendën e radhës, që pritet të ndodh në muajin maj. Kompania ka theksuar gjithashtu se dividenda e lajmëruar për tu paguar me 6 prill, nuk do të jetë me rritje dhe do të mbetet në nivel prej 0.08 dollarë për aksion.

“HP mbetet e përkushtuar ndaj një qasjeje të disiplinuar të alokimit të kapitalit” tha Cathie Lesjak, zëvendës presidente ekzekutive dhe CFO, pranë HP. “Prioriteti ynë i parë është që të investohet kapitali sërish në rritjen e biznesit dhe në rritjen e efikasitet. Përveç kësaj, ne kemi të gjitha fuqitë financiare për të rikthyer kapitalin tek aksionarët tanë”.

HP momentalisht ka rreth 2.2 miliard dollarë në vlerë të aksioneve, e ndërsa në kuadër të samitit strategjik të mbajtur në San Francisco, drjetori i saj Leo Apotheker vazhdoi të vë në pah vizionin e tij për drejtimin strategjik të HP.

Lajmet e fundit>