Slider

Boeing 787 prodhon 500 GB të dhëna gjatë çdo fluturimi

Mar 8 2013
0 Shpërndarje
Boeing 787 prodhon 500 GB të dhëna gjatë çdo fluturimi

boeingBoeing ka në plan të prodhojë një avion komercial i cili është i pajisur me teknologjinë më të fundit, atë 787. Dritaret kanë sistem elektrik, zhurma e motorrit është reduktuar me një dizajn të ri rreth çdo motorri si dhe një stabilizuesh udhëtimesh për të ulur lëkundjet. Shtimi i gjithë kësaj teknologjie nuk përmirëson vetëm udhëtimin e pasagjerëve.

Ai gjithashtu lejon avionit të mbledhë më shumë të dhëna në një kohë shumë të shkurtër. Gjithsesi problem i vetëm është se madhësia e të dhënave nuk është e vogël.

Prodhimi i avionit do të fillojë vitin tjetër, kjo sipas drejtorit të IT të Virgin Atlantic, David Bulman. Aspekti më i gëzueshëm për pasagjerët është se nëse gjatë udhëtimit do të ketë një problem, kulla e kontrollit do ta marrë vesh direkt.

Gjithashtu do të bëhet e mundur që secila linjë të bëhet një qendër mini të dhënash, gjë që do të ndihmojë në situate të përditshme. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>