Harduer

Bluza smart që monitoron lëvizjen e muskujve

Mar 12 2013
0 Shpërndarje
Bluza smart që monitoron lëvizjen e muskujve

PilatesJennifer Darmour dizajnuese në firmën Artefact, e specializuar në pajisjet teknologjike të dizajnuara për t’u veshur në trupin e njeriut (wearable technology) ka krijuar një prototip të bluzës Pilates (për t’u ushtruar fizikisht) për të sfiduar përshtypjet e krijuara për ketë lloj teknologjie.

Veshja ka në përbërjen e vet sensorë që monitorojnë pozicionin e trupi të njeriut që njoftojnë personin që e ka veshur në rast se pozicioni i tyre aktual është i gabuar.

Me këtë pajisje nuk synohet që të bëhet biznes më tepër se sa njerëzit të mësohen dhe t’a kenë më të pranueshme përdorimin e teknologjisë që mund të vishet. Kjo bluzë nuk duket fare si një kompjuter, por si një bluzë e thjeshtë.

Sipas Darmour tre janë sfidat kryesore që hasim në përdorimin e kësaj teknologjie.

– Pajisjet në përgjithësi përbëhen prej plastike të forte dhe jo prej pëlhurash tërheqëse dhe të qëndrueshme.

– Të dhënat e gjeneruara nga këto pajisje janë masive pasi monitorojnë vazhdimisht lëvizjet e përdoruesve, shenjat e jetës apo te ambientit përreth duke e bërë të vështirë nxjerrjen e përfundimeve të rëndësishme.

– Ndërveprimi i përdoruesve me këto pajisje shpesh herë është acarues pasi duhet që të ndërpresin punën që po bëjnë për të kontrolluar pajisjen.

Bluza Pilates është dizajnuar në mënyrë të tillë që të përballojë këto tre sfida. Ajo përmban 4 sensorë të vendosur përpara, mbrapa dhe dy në pjesët anësore. Këta sensorë monitorojnë vazhdimisht pozicionin e trupit dhe lëvizjet e muskujve dhe në momente të caktuara bluza njofton personin që e ka veshur të qëndrojë ashtu si duhet duke dërguar një sinjal tek shpatullat. Gjithçka ka të bëjë me saktësinë në lëvizje.

Darmour u fokusua tek bluza Pilates se ajo vetë është e dhënë pas këtij programi për ushtrim fizik , megjithatë ajo është e bindur se teknologjia mund të aplikohet tek bluzat e golfit apo në kontrollin e sjelljes për të ndaluar punëtorët të godasin vazhdimisht tavolinat e tyre.

Koncepti i lëvizjes tregon shumë qartë se si kompjuterët mund të përfshihen në jetën e dikujt. Trupi i njeriut shërben si “ndërfaqe”, ne ndërveprojmë me të, ndërsa pajisja ndërvepron me ne. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>