Microsoft

Bloomberg: Stephen Elop, kandidati për pozicionin e CEO-s

Nov 11 2013
0 Shpërndarje
Bloomberg: Stephen Elop, kandidati për pozicionin e CEO-s

elop-5-650x0Tashmë nuk është sekret se Stephen Elop, ish-shefi ekzekutiv i Nokia-s, po konsiderohet si një kandidat potencial për pozicionin e CEO-s në Microsoft.

Disa burime anonime kanë raportuar për agjencinë e lajmeve Bloomberg se në qoftë se Elop përzgjidhet atëherë do të ndryshojë në mënyrë drastike strategjinë e Microsoft duke bërë të disponueshëm softuerët lider të kompanisë për pajisjet iOS dhe Android (p.sh paketën Office).

Gjithashtu është raportuar se Elop do të konsiderojë shitjen e biznesit Xbox të Microsoft dhe mund të vendosë që të eliminojë përfundimisht motorin e kërkimit Bing.

Analisti Rick Sherlund është shprehur: “Microsoft po përpiqet të bëjë më tepër sesa duhet dhe këto asete nuk përbëjnë vlerë të madhe për biznesin në tërësi”. Ndërkohë Microsoft e ka mohuar këtë lajm duke u shprehur: “Ne e vlerësojmë përpjekjen e Bloomberg për të trilluar dhe jemi në pritje të episodeve të ardhshme”.

Kjo është interesante duke marrë parasysh se Elop njihet në të shkuarën e tij për realizimin e ndryshimeve drastike. Mjafton të përmendim se gjatë periudhës që ka qenë CEO në kompaninë Nokia, hoqi dorë nga suportimi i sistemit operativ Symbian dhe shkurtoi mijëra vende pune.

Ndërkohë që ka qenë i punësuar nga Microsoft, ka luajtur një rol të rëndësishëm në iniciativën për ofrimin e Office në sistemin Symbian të Nokia-s.

Duke konsideruar këto fakte nuk është e paarsyshme të mendojmë se Elop do të aplikojë ndryshime të shumta në kompani menjëherë pas largimit të CEO-s aktual Steve Ballmer. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>