Microsoft

Bloomberg: Shefi ekzekutiv i Ford Motor ka më tepër shanse të përzgjidhet si CEO i ri i Microsoft-it

Dec 1 2013
0 Shpërndarje
Bloomberg: Shefi ekzekutiv i Ford Motor ka më tepër shanse të përzgjidhet si CEO i ri i Microsoft-it

elop_610x391Prej disa muajsh Microsoft-i është në kërkim të shefit të përshtatshëm ekzekutiv duke qenë se Steve Ballmer, CEO aktual i kompanisë ka njoftuar në muajin gusht se do të largohet nga ky pozicion.

Kompania nuk dëshiron të humbasë shumë kohë në përcaktimin e zëvendësuesit të tij madje, ka shumë mundësi që emërimi i shefit të ri ekzekutiv të përfundojë para Krishtlindjeve.

Deri para pak kohësh diskutohej se ndër kandidatët potencialë, Stephen Elop, ish – CEO i Nokia-s, ishte më i favorizuari për pozicionin e CEO-s në Microsoft, por mesa duket nuk është më kështu.

Kompania mediatike Bloomberg ka raportuar së fundmi se bordi i Microsoft-it po drejtohet më tepër ndaj Alan Mulally, CEO i Ford Motor dhe Satya Nadella, zv. Presidente e grupit Cloud and Enterprise të Microsoft. Ndërkohë CEO i Nokia-s dhe Tony Bates, përgjegjës për zhvillimin e biznesit të Microsoft, janë raportuar si më pak të favorizuar për pozicionin në fjalë.

Stephen Elop filloi të bashkëpunonte fuqishëm me Microsoft-in që prej momentit kur dy kompanitë ranë dakord që Nokia të funksiononte me sistemin operativ Windows Phone. Mardhënia e tyre arriti kulmin kur Microsoft vendosi të blejë divizionin e telefonëvë mobilë të Nokia-s për 7.3 miliard $. Sidoqoftë, kushdo që të përzgjidhet si CEO i ri i Microsoft-it le të shpresojmë që të preferojë idetë shumëngjyrëshe ashtu si Steve Ballmer. (CIO Albanin)

Lajmet e fundit>