Karriere

Bloomberg: Mark Zuckerberg tani është më i pasur se sa themeluesit e Google

Jul 30 2014
0 Shpërndarje
Bloomberg: Mark Zuckerberg tani është më i pasur se sa themeluesit e Google

Mark-Zuckerberg.jpgPasuria e themeluesit dhe CEO-s së Facebook-ut ka shënuar ngritje në muajt e fundit teksa çmimi i aksioneve të kompanisë shënon rritje.

Gjatë të enjtes, ai ka arritur një tjetër mbërritje të rëndësishme: Me një pasuri në vlerën prej 33.3 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, ai tani është më i pasur se sa themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin. Page ka pasuri një vlerë prej 33.2 miliardë dollarë, ndërsa Brin prej 32.9 miliardë dollarë.

Në pozitën e 16-të në listë, Zuckerberg është më i pasur edhe se CEO dhe themeluesi i Amazon-it, Jeff Bezos, i cili ndodhet në vendin e 20-të. Ku mund të shkoj Zuck nga aty? Sipas Business Insider, nëse aksionet e Facebook-ut arrijnë vlerën prej 200 dollarëve, atëherë ai do të bëhet personi më i pasur në botë, duke i zënë vendin Bill Gates-it ose Carlos Slim-it. Për momentin, aksionet po tregtohen në vlerë prej 75 dollarë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>