Intervista

Blerton Hoxha flet për zhvillimin e Appdec

Jan 31 2011
0 Shpërndarje
Blerton Hoxha flet për zhvillimin e Appdec

Blerton Hoxha është Menaxher i Programit në kompaninë Appdec (www.appdec.com) dhe Trajner i Certifikuar nga Microsoft. Ai ka mbi dhjetë vjet përvojë në fushën e Teknologjisë së Informacionit e veçanërisht në analizë, arkitekturë, zhvillim të softuerëve, menaxhim të projekteve dhe ekipeve.

Hoxha synon që të arrijë efikasitetin maksimal përmes përpilimit të strategjive afatgjate të biznesit dhe arritjes së dorëzimit të projekteve brenda kushteve të marrëveshjes dhe sipas kërkesës së klientëve duke avancuar mënyrën e menaxhimit të projekteve, trajnuar ekipin, përmirësuar arkitekturën e solucioneve, siguruar cilësi, automatizuar proceset e punës gjatë ciklit të zhvillimit të produkteve, projekteve dhe përmirësuar shërbimet administrative. Përvoja e tij e punës në lëminë e fushës së teknologjisë së informacionit shtrihet në shumë kompani brenda dhe jashtë vendit duke filluar nga Bondsteel, ProCredit Bank, KBR & Halliburton dhe Cacttus. Prej vitit 2009 e deri më sot ai është një zyrtarë ekzekutiv në kompaninë Appdec. Gjatë vitit të parë ka udhëhequr si Drejtor Menaxhues dhe pas një viti, është rritur kërkesa për zhvillimin e softuerëve për nevoja të ndryshme të bizneseve me çka është bërë edhe rritja e kompanisë që ka rezultuar edhe me rritjen e resurseve njerëzore dhe teknike si dhe me daljen e tij në pozitën e Menaxherit të Programit pranë kësaj kompanie.

CIO në numrin e saj të parë të botimit, ka pasur rastin që të intervistojë z. Hoxha dhe të diskutojë me të fillet e para të kompanisë Appdec, problemet dhe sukseset me të cilat është përballur ajo, të ardhmen e saj në tregun global si dhe në veçanti të diskutojë për zhvillimin e produkteve nga kjo kompani në tregjet përkatëse.

CIO: Një kompani si Appdec padyshim që nuk ka arritur suksesin brenda natës, por prapa saj ka një ekip të përkushtuar që e ka sjellë atë ku është sot. Cilët janë ata njerëz dhe si është themeluar Appdec?

Normal 0 false false false EN-GB X-NONE X-NONE MicrosoftInternetExplorer4 Hoxha: Appdec (Application Development Center) apo Qendra për zhvillim të aplikacioneve është kompani e teknologjie informative, përkatësisht kompani e zhvillimit të softuerit apo aplikacioneve softuerike. Appdec është themeluar nga një grup i madh ekspertësh të teknologjisë informative që janë bashkuar rreth një vizioni dhe një qëllimi të përbashkët për të avancuar shoqërinë përmes lemisë së teknologjisë informative, duke mbledhur të rinjtë dhe ekspertët rreth vetes dhe duke ndarë me ta njohuritë edhe të mirat materiale. Ne synojmë që t’i shndërrojmë punëtorët e Appdec në bashkëpunëtorë, duke vendosur interesat tona të përbashkëta para atyre individuale, që t’i mbajmë klientët të pavarur nga ne duke ju ofruar zgjidhje të mira ashtu që të kemi bashkëpunim afatgjatë dhe korrekt, dhe të orientohemi në produkte që i shërbejnë avancimit të mirëfilltë të shkencës dhe edukimit. Appdec është themeluar njëkohësisht në Prishtinë dhe Londër dhe synon që brenda një dekade të ketë një prezencë të gjerë globale. Me anë të këtij vizioni ne synojmë të përmirësojmë dhe avancojmë imazhin e vendit tonë dhe të bëhemi faktor në arenën ndërkombëtare duke shfaqur ambiciet tona reale për prezencë sa më të madhe në tregjet e mëdha ndërkombëtare të softuerit. Pretendojmë të rrimë në hap me zhvillimet e fundit të metodologjisë së zhvillimit të softuerit dhe synojmë që të jemi pjesëmarrës në zhvillimet e fundit teknologjike në vend dhe në botë. Në një të ardhme shumë të afërt pretendojmë ta zhvillojmë dhe ta mbjellim një kulturë e cila për baza ka profesionalizmin dhe moralin në punë.

CIO: Është e natyrshme të kuptohet se në fillim kompania ka pasur problemet e saja, megjithatë nga ekzekutivët menaxhues mund të vërehet më së miri dallimi, prej të tashmes dhe të kaluarës. Cili është ai?

Hoxha: Fillimisht kur është hapur Appdec, kemi bërë çdo gjë që duhet të ketë një kompani profesionale në hapat e parë të themelimit të saj. Objekti është ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore dhe Appdec sot është i licencuar si qendër e trajnimeve e Microsoft-it, si qendër për mbajtjen e provimeve e Prometric, ka partneritetet të nivelit Partner i Artë me Microsoft dhe Oracle, bashkëpunon me kompani të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare. Brenda një viti e gjysmë, është rritur kërkesa për zhvillimin e softuerëve për nevoja të ndryshme të bizneseve me çka është bërë edhe rritja e kompanisë, e që ka rezultuar edhe me rritjen e resurseve njerëzore dhe teknike. Deri sot Appdec ka zhvilluar shumë projekte për sektor privat dhe publik dhe numëron mbi 40 punëtorë, posedon 7 produkte të zhvilluara dhe të gatshme për treg, 15 projekte të përfunduara dhe të gatshme për ri-inxhinierim dhe treg, 5 produkte dhe 4 projekte duke u punuar, 10 produkte të planifikuara dhe në pritje për tu zhvilluar.

CIO: A mendoni se mund të thuhet se Appdec e ka arritur synimin e paraparë kur është futur në tregun e Kosovës?

Hoxha: Plani është arritur në nivelin e duhur, por synimi jo. Synimi ynë është shumë më i gjerë dhe ne e dimë që kërkohet kohë dhe përkushtim që brenda 10 viteve të kemi prezencë globale. Gjatë kësaj periudhe ne planifikojmë të zhvillojmë dhe ofrojmë produkte të cilat do të jenë konkurrente në tregun lokal dhe ndërkombëtar.

CIO: Këto produkte të cilat po përmenden, cilin treg e synojnë. Atë të bizneseve apo të konsumatorëve? Cilat janë disa prej produkteve të kompanisë që përfaqësoni ju?

Hoxha: Si synim produktet kanë tregun e bizneseve por edhe të konsumatorëve. Deri më tani kemi rreth 25 klientë të sektorit privat dhe 10 klientë të sektorit publik. Përveç pjesës së biznesit ne jemi shumë të koncentruar edhe në zhvillimin e produkteve në fushën e edukimit dhe shkencës e të cilat ju ofrohen nxënësve, studentëve dhe personave tjerë të interesuar.

CIO: Cilat janë disa nga produktet e sektorit të biznesit?

Hoxha: Për sektorin e biznesit kemi disa produkte që i kemi publikuar, një ndër të cilët janë softuerët për arka fiskale për të gjitha llojet e bizneseve, qofshin ato të vogla apo të mëdha, pastaj kemi softuerë për menaxhim e stafit, financave dhe kontabilitetit, për prodhimtari, për restorante dhe kafene, për hotele, për ndërmarrje shërbyese, për evidentim të orarit të punës, etj. Gjithashtu kemi punuar softuerë edhe për UNDP, GTZ, Agjension Kadastral, etj por vlen të përmendet projekti i UNDP-së i cili është sistem kompleks dhe shërben për kontrollimin e armëve të vogla dhe përdoret nga Ministria e Brendshme e Kosovës, Departamenti për Siguri Publike, Shërbimi Policor dhe Doganat. Implementimi i këtij sistemi në vendin tonë përmbushë njërën nga pikat e standardeve për inkuadrim në BE. Nga zyrtarët e UNDP-së, ky projekt është cilësuar si një ndër projektet e avancuara për këtë çështje dhe si i tillë do të prezantohet në një seminar me peshë botërore i cili do të mbahet në Lion të Francës në fillimi të vitit 2011. Përveç softuerëve ne ofrojmë edhe trajnime. Deri sot Appdec ka ofruar trajnime për institucione të ndryshme siç janë Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Trusti Pensional i Kosovës, Kosovo En
terprise Program, GTZ etj.

CIO: A  jeni në të njëjtin nivel të gatishmërisë edhe me produkte për sektorin e edukimit dhe shkencës?

Hoxha: Duhet ende punë. Ndër produktet që ia vlen të përmenden, është loja që quhet Mathris e cila ju mundëson fëmijëve ti mësojnë operacionet e thjeshta aritmetikore. Përmes Mathris, fëmijët luajnë, u përgjigjen pyetjeve matematikore të cilat u parashtrohen nga loja dhe në bazë të aftësive të tyre rritet shpejtësia dhe vështirësia, dhe kështu llogariten edhe pikët e akumuluara. Në njëfarë forme fëmijët arrijnë të bëjnë gara mes vete, duke publikuar rezultatet në internet, dhe madje mund të arrihet nivel i tillë i garimit që të bëhet në nivel të shkollave, qyteteve apo edhe shteteve. Përveç kësaj fëmijët mund të shtypin raportin e pikëve dhe ta dërgojnë në shkollë te mësuesja apo mësuesi si dëshmi për të arriturat e tyre. Ne besojmë se një fëmijë duke luajtur Mathris do të arrijë ta mësoj tabelën e shumëzimit brenda tri ore. Aktualisht jemi duke e plasuar këtë lojë në treg dhe pas këtij hapi planifikojmë të bisedojmë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë por edhe me organizata të ndryshe që ndihmojnë jetimët, nevojtarët dhe minoritet.Duhet theksuar se Appdec ka nisur shumë iniciativa që nga themelimi. Një prej iniciativave është përkrahja e personave që ofrojnë vlera për shoqërinë tonë dhe më gjerë. Për shembull kemi rastin e profesorit Rifat Gjota (www.rifatgjota.com), shkencëtar që ka bërë zbulimin e elektromotorit me veti shumë më të përparuara se ai i gjertanishëm dhe në matematikë zbulimin e Sferizmit ku ka adresuar problemet që sot ka matematika duke ofruar zgjidhje për çështjen e pakufishmërisë, asimptotave vertikale, horizontale, të pjerrëta dhe  duke bërë interpretimi dhe paraqitjen e pjesës imagjinare të grafikut të funksionit. Unë besoj se këto zbulim janë dritë për vendin tonë dhe për botën por fatkeqësisht sot kjo dituri ka mbetur e izoluar dhe profesori ynë është lënë anash me një pension të vogël. Appdec është i vendosur që sipas mundësisë, ta përkrahë çdo kënd që ofron vlera për njerëzimin ndërsa për rastin e profesor Rifat Gjotës, Appdec planifikon të filloj zhvillimin e një softueri i cili do të publikohej në internet me qëllim që të përdorej nga çdo kush për zgjidhjen e problemeve praktike dhe teorike për të cilat matematika aktuale nuk ka zgjidhje.

CIO: Ju përmendet produktet dhe shtrirjen e tyre në shkencë, arsim dhe në biznese, por nuk u diskutua vet tregu. Si e shihni ju tregun e Kosovës?

Hoxha: Së pari nëse më lejohet tregun do ta ndaja në sektor privat dhe sektor publik. Që nga themelimi e gjer më tani Appdec ka punuar më shumë për sektorin privatë dhe sot kemi mbi 25 klientë në këtë sektorë. Ne mbetemi të përkushtuar edhe më tutje në sektorin privatë si në fushën e biznesit po ashtu edhe në fushën e shkencës. Sa i përket sektorit publik ne planifikojmë që në vitin 2011 të iniciojmë takime të drejtpërdrejta me individ ose grupe që janë përgjegjës për avancimin dhe automatizimin e proceseve të punës dhe që synojnë arritjen e standardeve bashkëkohore. Ne besojmë se mund të ofrojmë shumë për vendin tonë dhe në vitin 2011 Appdec konsideron se do të jetë edhe më shumë i përfshirë në këtë sektor. Gjer më tani Appdec ka ofruar shërbime të teknologjisë së informacionit dhe trajnime në 10 institucione publike të Kosovës. Ne jemi duke punuar shumë që tu ofrojmë klientëve tanë kushte që të merren vetëm me veprimtaritë e tyre  duke ua lehtësuar, thjeshtuar dhe shpejtuar punët ditore të tyre pasi që ne jemi të bindur dhe udhëhiqemi nga parimi se softueri ka ardhur për zgjidhjen e problemeve dhe jo krijimin e tyre. Qëllimi ynë primarë është t’i mbajmë klientët të pavarur nga shërbimet tona duke ju ofruar shumë zgjidhje të mira ashtu që të kemi bashkëpunim sa më afatgjatë dhe korrekt.

CIO: Bashkimi bënë fuqi, është kjo një moto e shumë bizneseve të suksesshme në botë, të cilën e ndiqni edhe ju, por në aspektin ndërkombëtar cilët janë bashkëpunëtorët tjerë me të cilët vepron Appdec dhe cila është përshtypja e tyre për Kosovën?

Hoxha: Ne jemi partnerë të Artë me Microsoft, pastaj me Oracle, e gjithashtu bashkëpunojmë edhe me kompani tjera ndërkombëtare duke marrë parasysh që ne kemi zyrën edhe në Londër. Partnerët si Microsoft e Oracle kanë njohuri pak a shumë mbi tregun. Që të dy këto organizata të njohura botërore janë të përfshira në tregun tonë por ne mendojmë se nuk është e mjaftueshme përfshirja e tyre tek ne kur kemi parasysh investimet e këtyre organizatave në vendet tjera evropiane por edhe në Ballkan. Ne si ekspert të Microsoft-it por edhe si partner të tyre vazhdimisht marrim pjesë si ligjërues në konferencat e të arriturave të fundit të teknologjisë së Microsoft (p.sh shih Microsoft Tech Update në adresën: http://www.youtube.com/user/APPDEC). Kjo neve na ndihmon t’i promovojmë vlerat tona dhe të jemi pjesë e zhvillimeve të fundit teknologjike por edhe të kuptojmë më shumë se çka mendojnë tjerët për vendin tonë. Vlen të ceket se partneriteti ynë me Microsoft dhe Oracle është i llojit të prodhimit apo zhvillimi të produkteve nga vet ne dhe nuk ndalet vetëm me përdorim të produkteve të gatshme të tyre ose vetëm me shitjen e produkteve të tyre. Ne mendojmë se vendi ynë ka shumë talent të cilëve duhet tu jepet mundësia për të kontribuar për vendin e tyre si dhe besojmë se duhet të investohet më shumë në ngritjen e kuadrove që i kushtojnë vëmendje etikës së punës dhe që janë profesional.

CIO: Cilat mbeten synimet e Appdec për vitin 2011?

Hoxha: Appdec synon që në vitin 2011 t’i avancoj edhe më tej produktet ekzistuese dhe t’i plasoj ato në tregun lokal dhe botëror, ta shtoj numrin e bashkëpunëtorëve dhe të klientëve, ta avancoj mënyrën e përkrahjes së klientëve dhe të njihet më shumë si qendër për zhvillimin e aplikacioneve në vend, rajon dhe në botë. Ndërsa në të ardhmen shumë të afërt e shoh Appdec të shpërndarë në shumë vende të botës, ndërsa unë dhe stafi kyç, besoj se do të koncentrohemi në përpilimin e strategjive afatgjate dhe inicimin e realizimit të shumë ideve inovative për të ofruar produkte konkurrente në tregun global dhe kështu për ta ndihmuar veten dhe shoqërinë tonë.

CIO: Diçka për fund?

Hoxha: ia vlen të theksohet që në Appdec kemi krijuar një ambient të shkëlqyeshëm të punës duke veçuar komoditetin e stafi dhe relacionet e mira të krijuara brenda neve. Në Appdec së paku një here në muaj takohemi i gjithë stafi dhe në atë takim nuk kemi role apo grada por të gjithë jemi të barabartë dhe të gjithë mund të shprehen lirshëm për çfarëdo teme. Pjesëtarët e stafit të Appdec vijnë nga treva të ndryshme të trojeve shqiptare dhe i përkasin zakoneve, dhe besimeve të ndryshme. Gjithashtu, ia vlen të përmendet që çdo muaj stafi organizohet vullnetarisht dhe mbledhë para në baza vullnetare dhe i shpërndan ato tek nevojtarët.

Rreth Blerton Hoxhës :

Me mbi dhjetë vjet përvojë pune në fushën e Teknologjisë Informative, ai është i specializuar veçanërisht në analizë, arkitekturë, zhvillim të softuerëve, menaxhim të projekteve dhe ekipeve, lidership, etj. Ce
rtifikimet e tija janë:

  • · Microsoft Certified Professional Developer
  • Microsoft Certified Technology Specialist
  • · Microsoft Certified Solution Developer
  • · Microsoft Certified Application Developer
  • · Microsoft Certified Systems Administrator
  • · Microsoft Certified Database Administrator
  • · Microsoft Certified Professional
  • · Microsoft Certified Trainer

Është i licencuar për ligjërim në:

  • · .Net Framework 2.0 Web Applications
  • · .Net Framework 2.0: Distributed Applications
  • · .Net Framework 2.0: Windows Applications
  • · .NET Framework 4, Windows Applications
  • · Application Developer
  • · Database Administrator – SQL Server 2000
  • · Enterprise Application Developer
  • · Microsoft Certified Professional Developer
  • · Microsoft Certified Trainer
  • · Microsoft Solutions Framework
  • · Solution Developer .NET
  • · Systems Administrator – Windows 2000
  • · Systems Administrator on Windows Server 2003
  • · Web Developer
  • · Windows Developer

Sot ai është Menaxher i Programit në Appdec dhe njëri ndër shtyllat kryesore të kompanisë për veprim në treg.

Rreth Appdec :

Appdec është themeluar në maj të vitit 2009 dhe sot numëron rreth:

  • · 40 punëtorë
  • · 7 produkte të zhvilluara dhe të gatshme për shitje
  • · 15 projekte të përfunduara dhe të gatshme për rinxhinierim dhe shitje
  • · 5 produkte dhe 4 projekte duke u punuar

Bashkëpunimet me institucionet/kompanitë përfshijnë: UNDP-në, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë Kadastrale të Kosovës, The Deutsche Gesellschaft für Technische Zusammenarbeit GmbH – GTZ GmbH, Zyrën e Kryeministrit, pastaj kompanitë si BlomInfo, Amare, Talens, Geardi, Cacttus, Vala Consulting, etj

Ndërsa fushat e veprimtarisë së Appdec janë në zhvillim të softuerëve, bazave të shënimeve, intranet dhe internet portaleve/CMS-ve/ ueb faqeve, BI (Business Intelligence), iPhone, Mobile, GIS shërbime, konsulencë/planifikim softueri, menaxhim të projekteve të softuerit, trajnime të avancuara, etj. Për më shumë rreth Appdec vizitoni www.appdec.com

Një ditë në Appdec me Blerton Hoxhën

  • · 8:30 – 9:00 takimi me Menaxherët e Projekteve.
  • · 9:00 – 11:00 bashkëpunimi me Analistët e Biznesit, kontrollimi dhe caktimi të detyrave për zhvilluesit softuerik sipas asaj që kanë planifikuar Analistët e Biznesit.
  • · 11:00-11:45 takimi me menaxhmentin e kompanisë ose me organin ekzekutiv të kompanisë.
  • · 12:20 – 17:30 Takimi sipas nevojës me CTO dhe Arkitektin e Solucioneve. Përgjigja në emaila dhe procedimi me punë tjera të përditshme.

Lajmet e fundit>