Investim

Blerja e Instagram-it i kushton Facebook-ut 735 milionë dollarë

Aug 22 2012
0 Shpërndarje
Blerja e Instagram-it i kushton Facebook-ut 735 milionë dollarë

Marrëveshja midis Facebook dhe Instagram nisi në prill të këtij viti, kur gjigandi i rrjeteve sociale diskutoi për ta blerë atë.

Fillimisht u diskutua për një çmim prej 1 miliardë dollarësh por vlera ka rënë sot deri në 735 milionë dollarë.

Facebook-u ra dakort të paguante 300 milionë dollarë para në dorë dhe të jepte 23 milionë aksione nga kompania në shkëmbim të blerjes së aplikacionit mobil të shpërdarjes së fotove. Në atë kohë, vlera e aksioneve të Facebook-ut ishte 31$.

Këtë të hënë, vlera e tyre kishte zbritur deri në 19$/aksion, pothuajse sa gjysma e debutimit të tyre në ofertën publike fillestare (38$). Si rezultat i kësaj, edhe vlera e Instagram-it është ulur me pothuajse një të katërtën.

Siç analizon The New York Times, nëse të dyja kompanitë do të kishin insistuar për një raport të ndryshueshëm të shkëmbimit të aksioneve – siç ndodh me shumicën e marrëveshjeve në ditët e sotme – të dyja do të ishin mbrojtur nga luhatjet e mëdha në çmimin e aksioneve.

Ato, në vend të firmosjes për një shumë të fiksuar parash, ranë dakort për një numër të fiksuar aksionesh. Instagram, do të kishte mundësi të anulonte marrëveshjen në rast rënieje të çmimit të aksioneve, nëse do të kishte insistuar për një kusht të tillë.

Gjithsesi, do të duhet pak kohë para se të finalizohet kontrata. Ajo u aprovua nga rregullatorët e tregut britanik javën e kaluar, ndërkohë që Facebook-ut u duhet leja nga antitrusti amerikan, për të vazhduar me procedurat e mëtejshme. Nëse dalin pengesa të tjera, Facebook mund ta blerë Instagram-in për 200 milionë dollarë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>