Internet

Blerësit celular preferojnë uebfaqet para aplikacioneve

Mar 13 2012
0 Shpërndarje
Blerësit celular preferojnë uebfaqet para aplikacioneve

Pronarët e celularëve të mençur preferojnë uebfaqet shitëse para aplikacioneve shitëse për të hulumtuar produkte, krahasuar çmime, gjetur lokacionet shitëse, ose për konvertuar kuponët, sipas një sondazhi të publikuar nga kompania Nielsen.

Derisa blerësit mobil preferojnë uebfaqet para aplikacioneve shitëse të dizajnuara nga vet shitësit, kombinimi i të dyjave krijon një mënyrë të fuqishme për të fituar vëmendjen e përdoruesve, shfaq studimi i Nielsen. Për shembull, është zbuluar që gjatë festave pesë shitësit kryesor amerikan – Amazon, Best Buy, eBay, Target dhe Walmart – me anë të kombinimit të uebfaqeve dhe aplikacioneve mobile kanë arritur afër 60% të pronarëve të celularëve të mençur.

Sondazhi ka vënë në pah që bizneset duhet të funksionojnë si ambiente me shumë kanale shitëse si kanalet mobile, online, dhe dyqanet fizike. Fitimi i blerësve potencial kërkon përvojë në të gjitha kanalet që përforcon vlerën e brendit të kompanisë.

Gjithashtu në sondazh është zbuluar ndryshimi i madh në gjininë që viziton këto faqe kryesor, ku 65% e vizitorëve të Target janë femra, derisa Best Buy duket të jetë parajsa e meshkujve të cilët përbëjnë 61% të konsumatorëve të kësaj kompanie.

Studimi i Nielsen ka përcjell 5000 konsumatorë të celularëve të mençur të cilët në mënyrë vullnetare kanë kontribuar në këtë sondazh gjatë kohës së festave. Studimi ka nxjerr në pah që Amazon ka arritjen më konsistente tek konsumatorët duke mos qëndruar vazhdimisht mbi 15%.

Lajmet e fundit>