Harduer

BlackBerry shpërndan Z10 pa pagesë tek zhvilluesit

Feb 13 2013
0 Shpërndarje
BlackBerry shpërndan Z10 pa pagesë tek zhvilluesit

BlackBerryBlackBerry është pothuajse gati për të shpërndarë variantin e edicionit të limituar Z10, me ngjyrë të kuqe, te zhvillues të përzgjedhur që kanë krijuar aplikacionet për BlackBerry-n e ri 10 OS.

Kompania po planifikon të shpërndajë 12,000 copë pajisje si një falenderim për zhvilluesit. Sipas një postimi në blog pajisjet e para do të fillojnë të shpërndahen pas pesë deri shtatë javësh.

Zhvilluesit e përzgjedhur duhet ta kenë përdorur BlackBerry 10 Native SDK, Web Works ose SDK për Adobe AIR.

Në fillim të këti muaji kompania kishte disa lajme të këqija për zhvilluesit amerikanë te Verizon Wireless. Për shkak të “rrethanave të paparashikuara përtej kontrollit të saj” kompania nuk do të jetë në gjendje për ti ofruar atyre telefonin. Nëse ata duan t’i kenë në rrjetin Verizon, ata mund të marrin Z10 normal kur të fillojë shpërndarja, tha kompania.

Më 30 janar u publikua dalja e Z 10 e cila operon BlackBerry 10 OS të ri i cili ka një ekran 4.2 inç, 2 GB RAM dhe një kamera 8-megapixel. Versioni i limituar ka specifikime të njëjta si të mësipërmet vetëm se është i kuq në vend që të ishte i bardhë apo i zi si standard. Kompania gjithashtu planifikon të lançojë telefonin BlackBerry 10 Dev Alpha C për të ndihmuar zhvilluesit të sigurohen që aplikacionet e tyre punojnë mirë me Q10 që po vjen, e cila ka një tastierë fizike QWERTY. Ndjekësit e BlackBerry “Jam Europe” do të kontaktohen këtë javë për detajet rreth programit të pajisjes me BlackBerry 10 Dev Alpha C. Pajisjet do të transportohen tek zhvilluesit qe kualifikohen brenda 5 deri 7 javësh.

Q10 do të fillojë shpërndarjen në Prill në disa vende, por BlackBerry akoma nuk ka detaje mbi shpërndarjen në Amerikë, tha një zëdhëndës nëpërmjet e-mailit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>