Business & Management

BlackBerry shmang rreziqet e konkurrencës me transferimin e zhvillimit të harduerit palëve të treta

Sep 29 2016
0 Shpërndarje
BlackBerry shmang rreziqet e konkurrencës me transferimin e zhvillimit të harduerit palëve të treta

Vendimi i BlackBerry i për t’ja atribuar zhvillimin e telefonëve të saj palëve të treta do të eleminojë rreziqet që vinë nga një treg shumë konkurrues tha shefi ekzekutiv i prodhuesit Kanadez ditën e Mërkure.

Aksionet e kompanisë u rritën me 5% pas reagimit pozitiv edhe të vetë invesitorëve të cilët nuk duan të djegin më para në një biznes jo fitimprurës. Një shembull sesi ky model do të jetojë është bashkëpunimi më i fundit me kompaninë Indoneziane BB Merah Putih për të prodhuar, distribuar dhe promovuar paisjet e reja në vendin e saj.

Kompania tha se marrëveshje të ngjashme së shpejti do të bëhen realitet në Kinë dhe Indi. “Ajo që bëmë ishte këputja e tërë zinxhirit tha Chen,” për reporterët. “Por ne jemi akoma në biznesin e harduerit, madje fitimprurës.”

Chen tha se më pak se 100 vende pune do të humbasin me lëvizjen e fundit. Ky ndryshim patjetër do të ndikojë edhe në të ardhurat gjersa biznesi i softuerit ta mbulojë këtë pjesë pas gjashtë muajsh.

Të ardhurat ranë në 334 milion dollar në tremujorin e fundit nga 490 milion që ishin vitin e kaluar. “Ky është një vendim shumë i rëndësishëm për kompaninë dhe mbase shumë i vonuar,” tha një analist i IDC-së.

Të ardhurat e gjeneruara nga softuerët dhe shërbimet kapnin vlerën e 156 milion dollarëve ndërsa hardueri gjeneronte 105 milion dollar. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>