Business & Management

BlackBerry shkurton edhe 100 vende të tjera pune

Aug 23 2013
0 Shpërndarje
BlackBerry shkurton edhe 100 vende të tjera pune

blackberry100 punonjës të tjerë janë shkurtuar në Waterloo nga prodhuesi mobile BlackBerry. Lajmin e ka konfirmuar vetë kompania. Këto shkurtime vazhdojnë të bëhen herë pas herë në BlackBerry.

Vetëm në muajin korrik kompania shkurtoi 250 punonjës. Një zëdhënëse e kompanisë u shpreh se nuk mund të jepte një shifër të saktë të numrit të punonjësve që janë shkurtuar vitin e kaluar, megjithatë, kjo shifër mund të ishte rreth 6000 persona.

“Siç e kemi përmendur edhe më parë, jemi në fazën e dytë të planit të transformimit,” u shpreh kompania përmes një deklarate. “Prandaj, shkurtimet e kësaj jave, tregojnë se jemi një hap para drejt përshkallëzimit të kompanisë për të gjetur mundësi të reja në mobile computing.”

“Revolucioni ynë si kompani po vazhdon akoma dhe nuk është i lehtë. Megjithatë, ne jemi realistë në atë që duhet.” The Star raporton ditën e martë se BlackBerry ka reduktuar me 10% të tjera prodhimin e smartfonëve të vet. Vetëm në muajin qershor prodhimi u ul me 50%, duke kaluar në 1 milion njësi në muaj.

BlackBerry mbeti prapa pajisjeve me sistemin mobile Windows për herë të parë pak kohë pasi kompania, dikur e quajtur Research in Motion, lajmëroi se po kërkonte për alternativa të tjera për të ardhmen, përfshi shitjen e mundshme. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>