Business & Management

BlackBerry shkurton 200 vende pune në zyrat qëndrore në Ontario dhe Florida

Feb 6 2016
0 Shpërndarje
BlackBerry shkurton 200 vende pune në zyrat qëndrore në Ontario dhe Florida

A sign is seen at the Blackberry campus in Waterloo, September 23, 2013.    REUTERS/Mark Blinch

BlackBerry do të shkurtojë 200 vende pune në zyrat qëndrore të kompanisë në Ontario dhe Florida në përpjekje për të ulur kostot u shpreh një zëdhënës i prodhuesit kanadez ditën e Premte në një e-mail zyrtar.

Largimet nga puna do të prekin 75 fabrika prodhimi në Florida shkruante uebfaqja zyrtare e shtetit të Floridas. Vetë BlackBerry konfirmoi se largimi nga puna preku edhe Gary Klassen, themeluesin e platformës së komunikimit BBM.

Besohet se impaktin më të lartë, shkurtimet e vendeve të punës e kishin në zyrat e BalckBerry 10, një hipotezë kjo e mbështetur edhe në bazë të deklaratave të fundit të ekzekutivëve të kompanisë. Një gjë është e sigurtë, përditësimet në BlackBerry 10 nuk do të mungojnë.

Në shtatorin e vitit të kaluar, kompania largoi nga puna 200 vetë nga stafi i divizionit të dizajnit dhe harduerit për paisjet BB10. Telefonët e parë me BB10 filluan të shfaqeshin në Janar të 2013-tës por që u dorëzuan shumë shpejtë përballë popullaritetit në rritje të Apple iPhone dhe Android. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>