Harduer

BlackBerry: Rritet gjendja e inventarëve të Z10 në Mbretërinë e Bashkuar

Mar 6 2013
0 Shpërndarje
BlackBerry: Rritet gjendja e inventarëve të Z10 në Mbretërinë e Bashkuar

blackberryz10Analistët kanë filluar të shqetësohen ditët e fundit duke qenë se niveli i inventarëve të Z10 në Mbretërinë e Bashkuar është “tepër i lartë” dhe ndoshta shumë shpejt mund të thuhet e njëjta gjë edhe për inventarët në Kanada.

“Kontrollet tona tregojnë se shitjet e Z10 kanë rënë ndjeshëm në javët pas lançimit dhe besojmë se kompanitë telefonikë në Mbretërinë e Bashkuar kanë shumë më tepër gjendje inventari sesa duhet të kishin normalisht. Edhe dyqanet në Kanada po i afrohen pikës së stokut, sipas pikëpamjes sonë,” shprehet James Faucette, analist i Pacific Crest.

Faucette thekson se shitësit anglezë kanë filluar të ulin çmimin e Z10. Për shembull, Carphone Warehouse filloi ta ofronte smartfonin me çmime më të ulta në rrjete të caktuara, përfshi atë të Vodafone.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shitës të tjerë. “Jemi të shqetësuar se një ulje kaq e shpejtë e çmimit të Z10, së bashku me nivelin e lartë të gjendjes së smartfonit, mund të ndikojnë negativisht për pajisjen.”

“Vazhdojmë të besojmë se kompania ka dërguar për shitje rreth 275 000 – 325 000 Z10 në shkurt për tregjet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada.

Sipas vlerësimeve tona, me këto ritme, kompania do të dërgojë një ose dy milionë njësi brenda tremujorit të parë pas lançimit,” përfundon analisti. Aksionet e BBRY kanë mbetur të pandryshuara në 12.81 $. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>