Business & Management

Blackberry raporton humbje më të ulëta sesa priste për tre mujorin e parë të 2014-s

Jun 20 2014
0 Shpërndarje
Blackberry raporton humbje më të ulëta sesa priste për tre mujorin e parë të 2014-s

gsmarena_001 (2)Për tremujorin fiskal që u mbyll në muajin maj të këtij viti, prodhuesi kanadez i smartfonëve ka raportuar një humbje prej 0.11 $ për aksion, humbje kjo e cila është përgjysmuar krahasuar me raportet e tjera që flisnin për një humbje prej 0.25 dollarë për aksion.

Me gjithë pritshmërinë prej 976 milionë dollarë të ardhura për tre mujorin e parë të vitit, nuk arriti të mbledhë më shumë sesa 966 milion dollarë të ardhura, por që kompania ishte në gjendje të shiste rreth 1.6 milionë smartfonë. Kjo i bie të jetë një rritje prej 300,000 më shumë krahasuar me tremujorin paraardhës.

Kompania Blackberry e filloi këtë vit duke zbuluar smartfonin e saj më të mirë Blackberry Z3, si dhe duke sjellë eksperiencën me tastierat në telefonët e saj me pajisjen Q20. Edhe pse asnjëra nga pajisjet nuk është një top seller, ekziston një interes i madh për pajisjet.

Që nga 31 maj, kompania ka një vlerë prej 3.1 miliardë dollarë që do të thotë një rritje prej 429 milionë krahasuar me tremujorin paraardhës. Që kur u emërua shefi i ri ekzekutiv, Jhn Chen në muajin nëntor, kompania ka reduktuar shpenzimet e brendshme me 57 %. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>