Aplikacione

Blackberry Messenger nuk do të vij tek iOS dhe Android gjatë këtij muaji

Jun 7 2013
0 Shpërndarje
Blackberry Messenger nuk do të vij tek iOS dhe Android gjatë këtij muaji

BlackBerry BBMPavarësisht raportimeve se Blackberry Messenger do të vinte në fund të këtij muaji në pajisjet iOS dhe Android, kompania ka mohuar vërtetësinë e këtij lajmi.

Lajmi vjen nga një postim i dërguar nga T-Mobile në Angli ku platforma e chatit do të sjellë shërbimin në iOS dhe Android duke filluar që nga 27 qershori.

Mesazhi përfshinte këtë tekst: “Edhe pse ka raportime se BBM do të mundësohet për konsumatorët duke filluar nga 27 qershori, kjo nuk do të ndodhë”, tha një zëdhënës i Blackberry. “Ne do t’iu lajmërojmë shumë shpejtë për një datë të ardhshme”, tha ai.

Në maj, Blackberry lajmëroi mbi planin e tij për të sjellë BBM në pajisjet iOS edhe Android këtë verë, ku u aprovua edhe nga Apple dhe nga Google.

BBM ka më shumë se 60 milionë aktivë përdorues mujorë dhe do ti lejojë përdoruesit të çatojnë pa pagesë midis platformave të ndryshme. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>