Business & Management

Blackberry ka përfunduar procedurat e blerjes së firmës gjermanë të sigurisë, Secusmart

Dec 19 2014
0 Shpërndarje
Blackberry ka përfunduar procedurat e blerjes së firmës gjermanë të sigurisë, Secusmart

An attendee takes a photo during the launch event for the new Blackberry Classic smartphone in New YorkBlackberry Ltd konfirmoi ditën e sotme se ka përfunduar procedurat e blerjes së Secusmart, një firmë private e specializuar në sigurinë e thirrjeve dhe të dhënave telefonike. Kompania mobile me zyra qendrore në Ontario, Kanada, kishe rënë dakord të blinte prodhuesin gjerman të shërbimeve të enkriptimit në muajin korrik, me qëllim ofrimin e një niveli të lartë të sigurisë disa agjencive qeveritare në këtë shtet. Termat e marrëveshjes nuk janë zbuluar.

Teknologjia e Secusmart është përdorur për të mbrojtur telefonët e zyrtarëve shtetëror në Kanada dhe Gjermani, përfshi edhe telefonin e Kancelares Gjermane Angela Merkel. Qeveria Gjermane aprovoi blerjen e Secusmart muajin e shkuar. Kjo blerje ishte mjaft e rëndësishme sidomos në Gjermani pas lajmeve për përgjime nga ana e agjencive të inteligjencës amerikanë. Në këto përgjime ishin përfshirë edhe thirrjet telefonike të kancelares të bëra nga një telefon pa enkriptim sigurie.

Merkel dhe të tjerë anëtarë të qeverisë Gjermane tashmë përdorin telefonë Blackberry me enkriptimin e Secusmart. Blerja e Secusmart konfirmon edhe më tej pozitat e Blackberry-t si ofruesi më i mirë i sigurisë mobile për sipërmarrësit. Blackberry është i vetmi prodhues i cili ofron thirrje telefonike dhe mesazhe (SMS) të enkriptuara. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>