Siguri

BlackBerry 10 nuk konsiderohet "mjaftueshëm i sigurt" për punonjësit qeveritarë britanikë

Mar 20 2013
0 Shpërndarje
BlackBerry 10 nuk konsiderohet "mjaftueshëm i sigurt" për punonjësit qeveritarë britanikë

BlackBerry 10Platforma më e re e BlackBerry dhe softueri i tij Balance që ndan profilet personale dhe ato të punës në Z10 nuk i kalon testet e sigurisë të vendosura nga Grupi i Sigurisë së Komunikimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas The Guardian, numri i pajisjeve për të cilat është lidhur kontrata me kompaninë në Mbretërinë e Bashkuar, është mbi dhjetëra mijëra.

Nga ana tjetër, versioni i vjetër BB 7.1 e kalonte nivelin e caktuar të sigurisë, por duke u renditur dy nivele më poshtë se ajo e konsideruar si “niveli sekret” që përdoret nga agjentët.

Prodhuesit kanadezë të BlackBerry-t u shprehën në një deklaratë se refuzimi i institucioneve publike britanike për BB 10 janë thjesht spekulime dhe se kompania ka një marrëdhënie tepër të mirë dhe të fortë me qeverinë.

Për më tepër, sipas kompanisë, pajisja e re i ka kaluar testet e ngjashme në SHBA dhe Gjermani dhe “ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me Grupin e Sigurisë së Komunikimit për aprovimin e BB 10 dhe jemi të sigurtë se ai do të forcojë pozicionin tonë në tregun qeveritar britanik.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>