Internet

Bjellorusia censuron internetin

Jan 3 2012
0 Shpërndarje
Bjellorusia censuron internetin

Qeveria bjelloruse ka miratuar një ligj që në masë të madhe të kufizon qasjen në internet. Ligji i ri hyn në fuqi me datën 6 janar dhe ndalon realizimin e transaksioneve në kompanitë e huaja si Amazon.

Këto transaksione ligji i ri i cilëson si ilegale dhe kompanitë e internetit mund të akuzohen për thyerjen e ligjit kombëtar. Ky vend tanimë është i listuar në “vendet nën vëzhgim” për censurim të internetit nga organizatat për liri të mediave, Reporterët Pa Kufij.

Ligji që u publikua me 21 dhjetor kërkon që të gjitha kompanitë dhe individët e regjistruar si ndërmarrës në Bjellorusi duhet të përdorin vetëm domenet kombëtare për ofrimin e shërbimeve online, realizimin e shitjeve, ose shkëmbimin e mesazheve, siç raporton Global Leagl Monitor.

Kërkesat biznesore nga Bjellorusia nuk mund të shërbehen me anë të internetit nëse ofruesi i shërbimeve përdorë shërbime që janë të vendosura jashtë shtetit. Autoritetet Tatimore, së bashku me policën dhe policinë sekrete janë të autorizuar të fillojnë, hulumtojnë, dhe ndjekin penalisht shkelje të tilla të ligjit.

Ligji i ndalon edhe internet kafenetë apo lokalet e ngjashme që ofrojnë qasje në internet, dhe ato mund të dënohen nëse zbulohet që ndonjë përdorues ka vizituar uebfaqet jashtë Bjellorusisë nëse ky veprim i përdoruesve nuk është identifikuar, regjistruar dhe raportuar tek autoritetet. Ligji është i aplikueshëm edhe tek përdoruesit individual të cilët lejojnë personat e tjerë të qasen në uebfaqet e ndaluara nga kompjuterët e tyre.

Lajmet e fundit>