Business & Management

Bizneset po tregojnë gjithnjë e më tepër interes ndaj Android

Sep 27 2013
0 Shpërndarje
Bizneset po tregojnë gjithnjë e më tepër interes ndaj Android

android_droid_580-100055873-largeKompania Appcelerator ka realizuar një anketim të drejtuar ndaj drejtorëve të ndryshëm të IT-së, CEO-ve, drejtuesve të zhvillimit dhe CTO-ve me qëllim identifikimin e prioriteteve të kompanive në tregun mobile.

Rezultatet treguan se bizneset po largohen pak nga pak nga Microsoft-i dhe po tregojnë më tepër interes për produktet me sistem Android, ndërkohë prioriteti kryesor vazhdon të mbetet iOS.

Pjesëmarrësit në anketim u pyetën edhe se ndaj cilës platforme mobile kishin më tepër interes të zhvillonin aplikacione mobile qoftë për përdoruesit e thjeshtë po ashtu edhe për bizneset. Preferenca primare ishte përsëri Apple duke qenë se 80% e të anketuarve treguan gatishmëri në përgatitjen e programeve për pajisjet e kësaj kompanie.

Pas Apple renditet Android dhe rezultatet për këtë tremujor treguan se interesi për këtë sistem është rritur me 20% krahasuar me tremujorin e kaluar. Një prej arsyeve kryesore për këtë rritje është paraqitja e fuqishme e Android në treg. (CIO Albanian)

Tags >

Android
Lajmet e fundit>