IT Organizate

Bizneset do të zgjedhin Mac para Windows

Jan 12 2012
0 Shpërndarje
Bizneset do të zgjedhin Mac para Windows

Raporti i fundit i kompanisë Forrester parasheh që numri i bizneseve që do të përzgjedhin Mac-un para Windows PC do të shkoj duke u rritur gjatë viteve në vijim. Për më tepër kjo rritje do të nis nga organizatat e tregut të lartë dhe bizneset e vogla dhe të mesme.

Megjithatë PC-të me Windows do të vazhdojnë të dominojnë tregun e organizatave deri në vitin 2013. Ndërkohë produktet e Apple do të vazhdojnë të arrijnë stuhishëm në këtë treg. Arsye kryesore për këtë raporti sheh përvojën e përdoruesve individual me produktet e Apple. Kjo përvojë ndikimin më të lehtë do ta ketë tek bizneset e vogla ku vendimet mbi zgjedhjen e harduerit të kompanisë varen nga një apo dy veta. Mjafton të bindni njërin dhe e tërë kompania do të mbushet me produktet e Apple.

Sidoqoftë tregu ndërmarrës i PC-ve këtë vit do të ketë rreth 10 miliardë dollarë të hyra dhe rreth 16 miliardë vitin e ardhshëm. iPad-ët shihen si zëvendësues të përkryer për laptopët e cilësisë së ultë, pasi tani edhe iPad-ët më të shtrenjtë vijnë me më pak se 1000$ së bashku me tastierë.

Raporti i Forrester parasheh që shpenzimet për Mac-ët në organizatat do të rriten nga 6 miliardë dollarë sa ishin vitin e kaluar në 9 miliardë dollarë këtë vit dhe 13 milionë dollarë vitin e ardhshëm. Shtytje të madhe në këtë nismë po bëjnë edhe IT profesionistët në departamentet e tyre, siç u cek më lartë, të cilët përvojën e tyre individuale po provojnë ta sjellin në organizata.

Gjithashtu produktet e Apple mund të jenë një barrë më e vogël për organizatën nëse përdor politikën BYOD, e cila inkurajon punonjësit të sjellin pajisjet e tyre personale në punë, si Macbook dhe iPad.

Windows 8 ka premtuar përmirësime në këtë drejtim, dhe mbetet të shihet se sa mund të ndal këtë stuhi të Apple, dhe të mbroj tregun e saj në ndërmarrje.

 

Lajmet e fundit>