Technology

Bitcoin rekord të ri, vlerësohet me 2,400 dollar

May 24 2017
0 Shpërndarje
Konkretisht Bitcoin arriti 2,409 dollar para pak orësh ndërsa në këto moment që shkruajmë në Bitstamp një Bitcoin kushton 2,392 dollar. Bitcoin rekord të ri, vlerësohet me 2,400 dollar Photo Source: Reuters

Ditën e Mërkure monedha dixhitale bitcoin shënoi rekord tjetër të ri duke kaluar vlerën e 2,400 dollarëve si përgjigje ndaj kërkesës në rritje dhe startupeve që përdorin teknologjinë blockchain.

Blockchain, një teknologji e cila fuqizon edhe bitcoin, është një libër financiar llogarish i cili mbahet nga një rrjet kompjuterik dhe mund të gjurmojë lëvizje e çdo aseti pa nevojën e një autoriteti rregullator qendror.

Konkretisht Bitcoin arriti 2,409 dollar para pak orësh ndërsa në këto moment që shkruajmë në Bitstamp një Bitcoin kushton 2,392 dollar.

Një faktor që ka ndikuar në dominimin e bitcoin është nevoja krimit online për të shmangur mbikëqyrjen e institucioneve financiare. Vlera totale e Bitcoin është sa dyfishi i të gjitha monedhave të tjera së bashku.

Gjithashtu në këtë rritje ka ndikuar kërkesa e lartë në Japoni dhe nevoja për një monedhë virtual. /PCWorld Albanian

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>