Business & Management

Bitcoin kalon për herë të parë shifrën 1000 $

Nov 29 2013
0 Shpërndarje
Bitcoin kalon për herë të parë shifrën 1000 $

bitcoinBitcon ka kapur për herë të parë në histori shifrën prej 1000 $ ditën e mëkurë, duke u tregtuar për 1000 $. Monedha virtuale tregtohet tashmë me një numër me katër shifra, ndërsa maksimumi u arrit në 1030 në Mt. Gox, një prej bursave më të mëdha për Bitcoin.

Javën e kaluar, maksimumi i arritur për Bitcoin ishte 632 $. Kjo do të thotë se vlera e monedhës është rritur me 62.83% në një javë. Është plotësisht e mundur që vlera e mondhës të vazhdojë te rritet edhe gjatë ditëve në vijim.

Gjatë muajit të kaluar, u vu re se monedha virtuale ka pësuar rritje pa kufi. Por, gjatë kësaj kohe, ka pasur gjithashtu edhe luhatje. Për shembull, tre javë më parë, ajo vlerësohej rreth 200 $. Bitcoin arriti vlerën 110 $ në 3 tetor pasi FBI mbylli Silk Road, një treg i zi që operonte online dhe varej nga monedha. Tashmë, ajo vlen rreth 10 herë më tepër, më pak se dy muaj më vonë.

Vlen të përmendet fakti që çmimi në Mt. Gox pëson luhatje të shpeshta për shkak të vëllimit të pakët të tregtisë me këtë monedhë, si dhe vështirësisë që ka ajo herë pas here për t’u këmbyer në dollarë amerikanë. Për t’ju dhënë një pasqyrë më të qartë, më poshtë paraqiten tregtimet e fundit që janë bërë në bursa të tjera:

btceUSD – 910.0000

bitstampUSD – 954.7600

localbtcUSD – 922.2500

cbxUSD – 970.0000

crytrUSD – 900.0000

rippleUSD – 901.0000

anxhkUSD – 914.7405

justUSD – 1024.0000

bitkonanUSD – 1198.0000

vcxUSD – 820.0000

rockUSD – 860.0000

Shumica prej tyre janë nën 1000 $. Por, gjithsesi, nëse Bitcoin vazhdon të qëndrojë mbi 1000 $ në Mt. Gox, edhe bursat e tjera ka shumë mundësi që të kapin të njëjtat shifra. (CIO Albanian)

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>