Microsoft

Bing do t`i bashkohet nismës për “ të drejtën për tu harruar”

Jul 13 2014
0 Shpërndarje
Bing do t`i bashkohet nismës për “ të drejtën për tu harruar”

bing-ukMicrosoft lajmëroi se së shpejti do të prezantojë një formular ku përdoruesit do të kenë mundësi të bëjnë kërkesa për heqjen e informacionit që ka të bëjë me ta nga motori i kërkimit Bing.

Një zëdhënës i kompanisë deklaroi se Microsoft po punon për krijimin e këtij formulari, megjithatë ai nuk dha një datë të saktë mbi ditën që do të vihet në aplikim ky formular.

“Ne jemi duke punuar shumëpër të zbatuar vendimin e fundit të dhënë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, dhe do të prezantojmë së shpejti një formular për shtetasit evropianë që të paraqesin kërkesat,” tha zëdhënësi i kompanisë.

Vendimi i dhënë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë konsiston që: “çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga motorët e kërkimit online , sipas disa kushteve të caktuara, heqjen e informacioneve, të cilat cenojnë privatësinë e tyre personale”. Gjiganti i kërkimit Google pasi aplikoi këtë formular mori një numër prej 70 000 kërkesash mbi “të drejtën për tu harruar”. Krahas Google dhe Bing këtë formular po e aplikojnë edhe disa motorë më të vegjël kërkimi si Ask.com dhe DuckDuckGo. (CIO Albanian)

Tags >

Bing
Lajmet e fundit>