Microsoft

Bill Gates: Produktet e Microsoft-it kanë nevojë për ndryshime rrënjësore

Mar 18 2014
0 Shpërndarje
Bill Gates: Produktet e Microsoft-it kanë nevojë për ndryshime rrënjësore

billgates_large_verge_medium_landscapeSoftuerët e Microsoft-it duhet të pësojnë ndryshime të mëdha në mënyrë që të kalojnë siç duhet në epokën e cloud computing dhe mobilitetit, shprehet një prej themeluesve të Microsoft-it, i famshmi Bill Gates. “Office dhe disa asete të tjera të Microsoft-it janë ndërtuar në vitet ’90 dhe prej asaj kohe, kanë pësuar përditësime. Tashmë, atyre iu duhet shumë më tepër se thjesht përditësimi,” kështu është shprehur Gates në një intervistë për revistën Rolling Stones.

Ai ka bërë edhe një krahasim me Google-in, duke thënë se kompania ka mjaftueshëm para për të investuar në blerje të reja. “Por, fakti që ke shumë para mund të të çojë në gabime. Këtë luks e kemi pasur në vitet ’90. Edhe ne krijuam televizorë të mëdhenj interaktivë, portofolë dixhitalë. Shumica prej tyre ishin para kohe por ne mund t’i përballonim financiarisht.”

Ai është shprehur gjithashtu se inovacioni është shëndeti i teknologjisë. “Inovacioni në Kaliforni është në kulmet e tij. Sigurisht, gjysma e kompanive janë kot dhe dy të tretat e tyre kanë për të falimentuar, megjithatë, rëndësi kanë ato dhjetëra ide të reja që sjellin.”

Gates foli edhe në lidhje me NSA-në dhe Snowden-in. “Nëse donte t’i ngrinte këto çështje dhe të qëndronte në SHBA ku të angazhohej me çështjet civile, ose nëse do të ishte treguar më i kujdesshëm me ato që publikoi, atëherë do të futej në një model “Ok, po përpiqem t’i përmirësoj gjërat.” Tek unë nuk do të gjeni edhe aq admirim për atë që bëri.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>