Harduer

Bill Gates i jep Windows 8 një mbështetje të fortë

Oct 24 2012
0 Shpërndarje
Bill Gates i jep Windows 8 një mbështetje të fortë

Bill Gates nuk para flet për produktet Windows që prej largimit të tij si një miliarder në pension.

Sigurisht, ai mbetet një punonjës i përhershëm i kompanisë që ai bashkë-themeloi, si ikona e Microsoft-it dhe si kryetar.

Por këto ditë ai është më shumë i interesuar në filantropinë e tij me Fondacionin Bill & Melinda Gates. Gates kohët e fundit foli për sistemin me prekje të Surface, dhe tema të tjera të lidhura me Windows.

Nuk është aspak e habitshme që Gates ka merita të larta për të gjitha produktet e Windows 8.

Ai foli për përfitimet e ekranit me prekje dhe përfshirjen e këtij inputi pa përdorur mouse dhe tastierë që është shumë i përdorshëm këto kohë.

Gates e përshkruan tabletin Surface si mahnitës

“Njerëzit do të jenë shumë të mahnitur rreth energjisë që Microsoft-i iu ka dhënë produkteve të reja”,- u shpreh Gates për TechNet.

Gjithashtu ai ka folur për disa pajisje të ndryshme të Windows 8 dhe shërbimet e bazuar në cloud, si dhe dyqanin e ri App Store. Gates tregon se ai tashmë ka një tabletë Surface RT, të cilën e përshkruan si një produkt tepër mahnitës.

Në mendjen e tij Surface përmbledh në mënyrë të suksesshme konceptet e një tablete dhe një PC-je. Video më poshtë flet më tepër për intervistën e Bill Gates. (CIO Albanian)

Tags >

surface
Lajmet e fundit>