Uncategorized

Bill Gates është ende personi më i pasur në botë

Mar 4 2014
0 Shpërndarje
Bill Gates është ende personi më i pasur në botë

billgates_large_verge_medium_landscapeThemeluesi i kompanisë Microsoft dhe bamirësi Bill Gates ka marrë titullin e personit më të pasur në botë në vlerësimet e fundit të Forbes-it për miliarderët. Publikimi i financave i vendos përfitimet neto të Gates-it në vlerën prej 76 miliardë dollarë dhe tregu i Microsoft-it e ka ndihmuar atë që të tejkalojë Carlos Slim-in e Meksikos, i cili e mbajti këtë pozitë për katër vite rresht.

Por mbretërimi i Slim-it ishte përjashtim, jo rregull: Forbes e ka listuar Bill Gates-in si personin më të pasur në botë për 15 nga 20 vitet e kaluara. Dhe derisa posedimi i tij në Microsoft është më i vogël se një e treta e përfitimit të vet total (Forbes thotë që Steve Ballmer së shpejti mund ta tejkalojë Gates-in si aksionari më i madh individual i kompanisë), vlera e aksioneve është rritur në Wall Street gjatë vitit të kaluar dhe kanë mbërthyer fitimet neto të Gates-it.

Megjithëse u largua nga roli i tij si kryetar muajin e kaluar, themeluesi i kompanisë Microsoft planifikon të kalojë më tepër kohë në kompani që të shërbejë si këshilltar i teknologjisë për CEO-n e ri, Satya Nadella. “Unë duhet të kemi mbi një të tretën e kohës sime në dispozicion për t’u takuar me grupet e produktit dhe do të jetë argëtuese që të përkufizohet ky rund i ardhshëm i produkteve duke punuar së bashku,” tha Gates muajin e kaluar.

Kur është larg nga autoritetet e kompanisë Microsoft, Gates do të vazhdojë ta përqendrojë vëmendjen e tij në projekte të ndryshme filantropike duke përfshirë Fondacionin Bill & Melinda Gates. Gates tashmë ka dhënë më tepër se 28 miliardë dollarë gjatë viteve të fundit. Në mesin e ekzekutivëve të teknologjisë, Mark Zuckerberg ka fituar më së tepërmi shtytje këtë vit.

Vlera e fuqishme e aksioneve të kompanisë Facebook ka dyfishuar fitimet neto të Zuckerberg-ut dhe me vlerën prej 28.5 miliardë dollarë, ai tani është brenda një distance mbresëlënëse në listën e Forbes-it si Sergey Brin, Larry Page dhe Jeff Bezos. Dhe falë ofertës së blerjes masive nga Facebook, themeluesit e WhatsApp, Jan Koum dhe Brian Acton i janë bashkuar listës së miliarderëve. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>