Microsoft

Bill Gates dhuron 4.6 miliard dollar për bamirësi

Aug 16 2017
0 Shpërndarje
Aksionet e dhuruara përbëjnë 5% të pasurisë së tij prej 90 miliard dollarësh. Ky dhurim redukton aksionet e Gates në Microsoft kompani të cilën e themeloi në 1975. Bill Gates dhuron 4.6 miliard dollar për bamirësi Photo Source: AP

Bill Gates, njeriu më i pasur në planet, dhuroi 4.6 miliard dollar, donacioni më i madh i dhënë ndonjëherë që kur nisi fondacionin e bamirësisë Bill & Melinda Gates.

Gates dhuroi 64 milion aksione të Microsoft. Me shumë gjasa këto para do të shkojnë në drejtim të fondacionit që themeloi me bashkëshorten e tij në 2000.

Aksionet e dhuruara përbëjnë 5% të pasurisë së tij prej 90 miliard dollarësh. Ky dhurim redukton aksionet e Gates në Microsoft kompani të cilën e themeloi në 1975.

Bill dhe Melinda Gates kanë dhuruar 35 miliard dollar që nga 1994. Ata dhuruan 16 miliard dolla rnë 1999 dhe 5.1 miliard një vit më vonë. Fondacioni i tyre është shndërruar në një prej nismave më të mëdha në botë të bamirësisë me fonde që kalojnë vlerat e 40.3 miliard dollarëve.

Dhurimi më i fundit është donacioni më i madh dhënë ndonjëherë duke tejkaluar kontributin 3.2 miliard dollarësh të investitorit Warren Buffet për fondacionin Gates muajin e kaluar.

Që nga 2013-ta Gates është njeriu më i pasur në planet sipas Forbes. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>