Business & Management

Bill Gates dhe Paul Allen "ribëjnë" foton 32 vjeçare

Apr 7 2013
0 Shpërndarje
Bill Gates dhe Paul Allen "ribëjnë" foton 32 vjeçare

bil gatesKrijuesit e Microsoft Bill Gates dhe Paul Alled pozuan për një foto ikonike e cila ishte e njëjta me atë të 32 viteve më parë në të cilën ishin pranë njëri tjetrit dhe të rrethuar nga kompjuterë të teknologjisë së fundit për atë kohë.

Shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë, kur fotoja u shkrep në vitin 1981, duke kaluar nga IBM 5150 që përdorin MS-DOS 1.0 në ultrabooket touchscreen që shfrytëzojnë Windows 8.

Gjithsesi burrat janë po të njëjtët, vetëm më të pasur.

Allen e postoi foton në llogarinë e tij në Twitter duke shtuar nostalgjinë që kishte për atë kohë.

Fotoja e dytë është bërë në Computer Museum Seattle në Uashington dhe përdoren të njëjta modele kompjuterësh të tri dekadave më parë.

bil gates 1

I vetmi ndryshim nga dy fotot janë dy “protagonistët” të cilët janë plakur. (CIO Albanian)

Tags >

windows
Lajmet e fundit>