Slider

Bill dhe Melinda Gates shpallen si filantropët më të mëdhenj në SHBA

Oct 7 2014
0 Shpërndarje
Bill dhe Melinda Gates shpallen si filantropët më të mëdhenj në SHBA

ctm_gates_021813_610x458Bill dhe Melinda Gates kanë zënë vendin e parë në listën e top 50 filantropëve më të mëdhenj në Amerikë, sipas klasifikimit Forbes-it. Duke u radhitur si njerëzit më filantropë të vendit, Forbes e veçoi çiftin Gates, të cilët dhuruan 2.65 miliardë dollarë vitin e kaluar përveç të tjerash, drejt luftimit të sëmundjeve dhe reformimit të edukimit. Një dhuratë e posaçme e cituar nga Forbes ishin 50 milionë dollarë të dhuruara nga çifte për Nismën Ndërkombëtare për Vaksinën kundër AIDS-it. Gjatë jetës së tyre, çifti ka dhuruar 30.2 miliardë dollarë, që paraqet 37 për qind të të hyrave neto që marrin.

Dyshja koordinon përpjekjet e veta përgjatë Fondacionit Bill and Melinda Gates, që punon me njerëz të tjerë për të dhuruar para dhe resurse në përpjekjet për zgjidhjen e një numri të përzgjedhur të problemeve dhe shqetësimeve globale. “Ata vazhdojnë të luftojnë malarien, polion dhe sëmundjet e tjera jashtë vendit si dhe punojnë për të reformuar edukimin në SHBA. Donacione të mëdha u ndanë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Mjekësia për Ndërmarrjet e Malaries dhe fondi i SHBA-së për UNICEF,” tha Forbes.

Bashkëthemeluesi dhe CEO i kompanisë Facebook, Zuckerberg ishte në vendin e pestë në listë. Gjatë vitit 2013, Zuckerberg dhuroi 991 milionë dollarë për edukim dhe kujdesin shëndetësor. Në total, shefi i Facebook-ut ka dhuruar 1.5 miliardë dollarë gjatë jetës së tij, që paraqesin 4 për qind të të hyrave të tij neto. Një donacion i raportuar nga Forbes ishte 991 milionë dollarë që i janë dhënë Fondacionit të Komunitetit të Silicion Valley, që bën grante përgjatë më tepër se 40 shteteve të ndryshme. Donacionet e bamirësisë nga Zuckerberg për vitin 2013 erdhën në formë të aksioneve në Facebook dhe paraqitën dyfishin e shumës që ai dhuroi gjatë vitit 2012. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>