IT Organizate

Biletat për Konferencën Ndërkombëtare të Zhvilluesve Apple shiten në më pak se 2 minuta

Apr 26 2013
0 Shpërndarje
Biletat për Konferencën Ndërkombëtare të Zhvilluesve Apple shiten në më pak se 2 minuta

WWDC appleTë gjithë ata që dëshironin të ishin të pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare të Zhvilluesve (Apple Worldwide Developer Conference) dhe që nuk arritën të prenotonin brenda dy minutave nga hapja e shitjes së biletave, nuk kanë më mundësi ta ndjekin konferencën. Pse? Sepse të gjitha biletat janë shitur brenda dy minutave.

Cult of Mac raporton se biletat u shitën në më pak se 120 sekonda, ndërkohë që një pjesë e madhe njerëzish nuk arritën as të shihnin faqen e shitjes së tyre duke qenë se u bombarduan me mesazhe gabimi që vinin si rezultat i mbingarkimit të serverave.

Kërkesat për Konferencën Ndërkombëtare të Zhvilluesve Apple janë rritur në mënyrë drastike gjatë pesë viteve të fundit, falë fluksit të lartë të zhvilluesve të platformës iOS si dhe ekosistemit në rritje të aplikacioneve. Vitin e kaluar biletat u shitën në më pak se dy orë.

Biletat për konferencën kushtonin 1599 $ dhe nuk gëzonin mundësinë për t’u transferuar. Pra, në ndryshim nga biletat e koncerteve, ku blerësit lakmitarë i risheshin ato me çmim më të lartë, tregu i zi në rastin e Konferencës Ndërkombëtare të Zhvilluesve Apple është pothuajse i pamundur (vetëm në qoftë se ndryshoni ligjërisht emrin për t’u shfaqur si dikush tjetër).

Duke parë një kërkesë kaq të lartë, ndoshta është koha që Apple të konsiderojë përzgjedhjen e një vendi më të madh ose organizimin e disa konferencave në qytete të ndryshme të botës. Historikisht, Konferenca Ndërkombëtare e Zhvilluesve Apple është eventi ku kompania zbulon të rejat e fundit lidhur me softuerët dhe ndonjëherë, edhe harduerët e saj.

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>