Siguri

Bilanci i krimit kibernetik nëpër kompani: 11.8 milionë $ në vit, 122 sulme në javë

Oct 11 2013
0 Shpërndarje
Bilanci i krimit kibernetik nëpër kompani: 11.8 milionë $ në vit, 122 sulme në javë

hp-a-cybercrime-sceneSipas sondazhit të fundit të realizuar nga Ponemon, i cili mban titullin “Kostoja e krimit kibernetik për vitin 2013: SHBA”, ku morën pjesë 60 kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, del në pah se çmimi me të cilin përballet biznesi amerikan ka arritur tashmë në 11.6 miliardë $ në vit, një rritje nga 8.9 milionë $ që ishte vitin e kaluar.

Krimet kibernetike po shndërrohen në ngjarje më të shpeshta dhe më të zakonshme. Kompanitë që morën pjesë në sondazh raportojnë se kanë pasur 122 sulme të suksesshme çdo javë (nga 102 një vit më parë).

Një “sulm i suksesshëm” përkufizohet nga Ponemon si “një sulm që rezulton në depërtimin e rrjetit bazë të një kompanie apo në sistemin e saj”. Këtu nuk përfshihen ato sulme që mund të jenë ndaluar në firewall apo nëpër gateways.

60 kompanitë që morën pjesë në sondazh kishin një minimum prej 1000 punonjësish. Kostoja e krimit kibernetik është llogaritur në bazë të kostove direkte dhe indirekte që lidhen me vjedhjen e informacionit, ndërprerjen e veprimeve të biznesit, humbje të të ardhurave dhe dëmtim të pajisjeve.

Sulmet e hasura ishin viruset, Trojanët, malware, botnets, sulme të bazura në ueb, mohim shërbimi, kode dashakeqëse, phishing dhe pajisje të vjedhura. Krimet më të rënda kibernetike që kishin koston më të lartë ishin sulmet mohim shërbimi, kodet dashakeqëse dhe sulmet e bazuara në ueb.

Mesatarisht, kostoja u vlerësua në 11.6 milionë $ për të 60 kompanitë, por minimumi dhe maksimumi i saj ishin përkatësisht 1.3 milionë $ dhe 58 milionë $. Edhe sektori se ku operojnë kompanitë ka lidhje të drejtpërdrejtë me faktin se sa shumë sulmohen ato. Kompanitë që ofrojnë shërbime financiare, mbrojtja dhe energjia kanë kosto më të larta të shkaktuara nga krimi kibernetik krahasuar me ato në shitjet me pakicë, shërbime spitalore apo produkte konsumi. (CIO Albanian)

Tags >

hakersulm
Lajmet e fundit>