Computer

Bilanci i Chromebook-ëve për 2013-n: Larg adoptimit në kompani të mëdha

Jan 13 2014
0 Shpërndarje
Bilanci i Chromebook-ëve për 2013-n: Larg adoptimit në kompani të mëdha

chromebook-generic-100028344-largeGjatë vitit 2013 janë shitur 2.5 milionë Chromebook-ë në të gjithë botën, ose rreth 1% e gjithë tregut të PC-ve, sipas të dhënave nga firma kërkuese e tregut, IDC. Shumica prej këtyre blerjeve janë bërë nga konsumatoret dhe jo kompanitë e mëdha.

Chromebook është prezantuar për herë të parë në vitin 2011, megjithatë ai mbetet ende larg nga adoptimi i korporatave. Faktikisht, ai është adoptuar më tepër nga konsumatorët dhe shkollat. Gjithsesi, IDC parashikon se deri në vitin 2017, Chromebook do të ketë arritur në 6 milionë dërgesa për shitje, ose 2% të tregut të PC-ve.

Po sa progres ka bërë deri tani Chromebook-u nëpër kompani? “Përtej arsimit, probabiliteti i tij është pothuajse zero,” shprehet analistja Loren Loverde. Gjithsej gjatë vitit 2013 janë dërguar për shitje 315 milionë PC. Të vetmet biznese që kanë blerë Chromebook-ë janë bizneset e vogla të cilat e bëjnë pjesën më të madhe të punës në cloud dhe gjenden gjatë gjithë kohës në lëvizje.

Në çdo rast tjetër, përdorimi i një Chromebook-u konsiderohet si shaka. Adoptimi pothuajse zero nga korporatat ka bazat e veta. Një prej shumë arsyeve që bizneset qëndrojnë larg këtij produkti është Microsoft Office, suita e cila ka mbi 90% të tregut, sipas IDC. Një tjetër arsye është fakti se versionet e përshtatura të korporatave (Windows-i) vijnë bashkë me shumë aplikacione të tjera të instaluara, të cilat janë të dobishme dhe produktive për bizneset. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>