Internet

"Big data" ende një front i ri për shumë sektorë publikë në botë

Mar 13 2014
0 Shpërndarje
"Big data" ende një front i ri për shumë sektorë publikë në botë

BigDataBigBuildingsBigDuke marrë parasysh vëzhgimet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Amerikane (NSA), të cilat u bënë publike gjatë vitit të kaluar, shumica e njerëzve do të mendonin se do të ishte absurde të thuhej se qeveria mbetej prapa sektorit privat në analizimin e të ashtuquajturave “big data” të dhënat me kapacitet të madh.

Por, në fakt, një gjë e tillë ka shumë gjasa të ndodhë të pakten për një arsye kryesore: burokracia. Në përgjithësi, sektori privat ecën më shpejt dhe gjendet më para se ai publik kur vjen puna tek analizimi i të dhënave me kapacitet të madh, sipas një raporti të fundit të titulluar “Realizing the promise of Big Data,” mundësuar nga IBM Center for the Business of Government.

Autorët e raportit kanë cituar shembuj të shumtë ku kanë zbuluar se analiza e të dhënave me kapacitet të madh është në fakt një qëllim i parealizuar deri tani në sektorin publik. Ata e kanë quajtur “një front të ri” për qeveritë e të gjitha niveleve. Autorët shpjegojnë se ka disa arsye për këtë gjë. Një prej më kryesoreve është se ata që janë jashtë IT-së nuk e kuptojnë ende konceptin ose kanë frikë se publiku do ta shohë këtë analizë si një “Big Brother”.

“Jashtë IT-së askush nuk e kupton konceptin,” është shprehur një prej CIO-ve të marrë në intervistë në kuadër të raportit. “Madje, edhe ata pak menaxherë që e kuptojnë, e kanë anuluar projektin për shkak të shqetësimeve lidhur me privatësinë pas publikimit të programit të NSA-së.”

Të gjitha këto arsyetime janë me vend, por ka një problem. Mesa duket, kompanitë private dinë më shumë mbi njerëzit sesa ç’do të dijë ndonjëherë qeveria. Megjithatë, njerëzit e shpërndajnë shpeshherë informacionit për përfitimet e tyre. Në raport thuhet gjithashtu se sektori privat ka pasur mundësi të mbledhë të dhëna mbi konsumatorët falë aplikacioneve apo marrëveshjeve që lidh elektronikisht me ta. (CIO Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>