Business & Management

Bien të ardhurat e Apple, shitjet e iPad-it konstante

Oct 29 2013
0 Shpërndarje
Bien të ardhurat e Apple, shitjet e iPad-it konstante

apple logo bardh eziRritja e dërgesave për shitje të iPhone-it nuk e shpëtoi Apple-in nga raportimi i fitimeve në rënie për tremujorin e fundit, ndërkohë që shitjet e iPad-it qëndruan konstante, por ato të Mac-ut pësuan rënie.

Apple raportoi fitim prej 7.5 miliardë $ gjatë tremujorit të katërt fiskal, duke shënuar një rënie nga 8.2 miliardë $ një tremujor më parë.

Të ardhurat arritën në 37.5 miliardë $ për tremujorin që përfundoi më 28 shtator, nga 36 miliardë $ një periudhë më parë. Sipas Thomson Reuters, analistët kishin parashikuar të ardhura prej rreth 37 miliardë $.

Apple ka dërguar për shitje 33.8 milionë iPhone-ë gjatë këtij tremujori, një rritje nga 26.9 milionë një vit më parë. Në këtë shifër përfshihen 9 milionë iPhone 5S dhe 5C, të cilat u shitën vetëm brenda tre ditësh, çka shënoi edhe një rekord për kompaninë. Dërgesat për shitje të iPad-it ishin 14.1 milionë, krahasuar me 14 milionë një vit më parë.

Ndërkohë, dërgesat për shitje të Mac-ut pësuan rënie, nga 4.9 milionë një vit më parë në 4.6 milionë këtë vit. Ndoshta kjo është arsyeja pse laptopët e rinj MacBook Pro 13 dhe 15 inç kushtojnë 200 $ më pak se paraardhësit e tyre.

Për tremujorin e parë fiskal të 2014-s, Apple pret të ardhura mes 55 dhe 58 miliardë $. Më 14 nëntor do të jepen edhe dividentët prej 3.05 $ për aksion. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>