IT Organizate

Bien profitet e Intel me rënien e shitjeve të PC-ve dhe çipave

Apr 19 2012
0 Shpërndarje
Bien profitet e Intel me rënien e shitjeve të PC-ve dhe çipave

Të martën Intel raportoi të hyrat për çerekun e parë fiskal të vitit 2012, me profitet që kanë shënuar një rënie me uljen e shitjeve të PC-ve dhe çipave të serverëve.

Profiti neto i Intel ishte 2.7 miliardë dollarë për çerekun e parë që përfundoi me 31 mars, një rënie prej 3.16 miliardë dollarë profit neto sa ishte në të njëjtin çerek fiskal vitin e kaluar. Duke përjashtuar artikujt e njëhershëm, Intel ka inkasuar 2.9 miliardë dollarë dhe të hyrat themelore për aksion ishin 0.56$, derisa analistët parashihnin një vlerë jo më shumë se 0.50$ për aksion.

Të hyrat e Intel ishin 12.9 miliardë dollarë, që është pothuajse baras me të hyrat në periudhën e njëjtë vitin e kaluar që ishin 12.85 miliardë dollarë. Të hyrat në grupin e PC-ve, që shet mikroprocesorë për PC, tabletë dhe celularë të mençur, kanë rënë në 8.45 miliardë dollarë nga 8.62 miliardë dollarë. Të hyrat për divizionin e Qendrave të të dhënave që shet pajisje për server ishin 2.45 miliardë dollarë, përafërsisht me të hyrat në të njëjtën periudhë vitin e kaluar që ishin 2.46 miliardë dollarë.

Sidoqoftë, të hyrat nga softuerët u ngritën në 571 milionë dollarë nga 240 milionë dollarë sa ishin para një viti.

Sipas CEO-s së kësaj organizate, Paul Otellini, “Çereku i parë ishte një start solid në atë çfarë do të jetë një vit i rritjes për Intel”. Celularët e mençur të parë, Intel Inside do të dalin në treg më vonë gjatë këtij çereku fiskal që pritet të nxis edhe të hyrat nga shitjet e çipave Atom për celularë të mençur. Këta çipa kanë qenë në një pozitë të dobët që kur tregu i netbook-ëve shënoi rënie me paraqitjen e tabletëve. Intel pothuajse nuk është fare prezent në tregun e tabletëve, treg që dominohet nga ARM.

Për çerekun e dytë fiskal të vitit 2012, Intel pret të hyra rreth 13.6 miliardë dollarë me një devijim prej plus ose minus 500 milionë dollarë. /cio.al/

Lajmet e fundit>