Harduer

Bien çmimet e AMD Radeon HD 7970, 7950 & 7870

Jul 17 2012
0 Shpërndarje
Bien çmimet e AMD Radeon HD 7970, 7950 & 7870

Pyetja më e shpeshtë që i bëjnë njerëzit vetes është: “A duhet të bëj azhurnime?”

Përgjigja kurrë nuk është e thjeshtë, AMD sapo lajmëroi se të gjithë ata që duan të blejnë GPU të reja bëjnë mirë të mbajnë shënime. Me sa duket çmimet e tyre do të pësojnë ulje të mëtejme, dhe këtu po flasim për serinë 7000. Arsyeja për këtë ulje çmimesh nga AMD, sigurisht është konkurrenca e fortë nga nVidia.

Duket se bashkë me uljet e çmimeve, AMD do të vazhdoj të ofroj lojëra falas bashkë me GPU-të e saj. Këtu përfshihet “Three For Free” me serinë HD 7900, dhe DiRT Showdown për kartelat e serive 7800 dhe 7900.

Sipas AMD-së, kartela 7970 GHz do të jetë e fiksuar nga fabrika dhe me çmimin 499 dollarësh. Ata që kanë në plan të provojnë overclocking nga ana e tyre nuk do të kenë probleme duke arritur njëkohësisht të ruajnë një pjesë të parave.

Një ulje prej 50 dollarë në Radeon HD 7970 duket e mirë, por vallë për sa kohë këto kartela do vazhdojnë të qëndrojnë në qarkullim, kur gjatë vjeshtes do të lansohen versionet e reja GHz. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>