Business & Management

Bie vlera e aksioneve të Twitter pas raportimeve të tërheqjes së Google

Oct 6 2016
0 Shpërndarje
Bie vlera e aksioneve të Twitter pas raportimeve të tërheqjes së Google
People holding mobile phones are silhouetted against a backdrop projected with the Twitter logo in this illustration picture taken in  Warsaw September 27, 2013.   REUTERS/Kacper Pempel/Illustration/File Photo

Aksionet e Twitter shënuan rënie ditën e Enjte pasi uebfaqja e teknologjisë Recode raportoi se Google Alphabet dhe Walt Disney nuk do të hyjnë në marrëveshje për blerjen e Twitter.

Kompania kërkoi nga blerësit potencial një përshpejtim të procedurave të shitjes me qëllim që të finalizohej brenda 2 javësh. Aksionet ranë më 19.2 % në 20.10 dollar dhe vlera aktuale e kompanisë është 14.2 miliard dollar.

I vetmi lojtar në skenë ngelet Salesforce.com si blerësi potencial aksionet e të cilit u rritën më 3.6% në 70.90 dollar. Analistët shpreheshin skeptik për raportin e Recode duke thënë se Twitter ka nevojë për Google por edhe ky i fundit për rrjetin social që nuk arriti kurrë ta krijonte. (CIO Albanian)

Tags >

twitter
Lajmet e fundit>