Aplikacione

Bie tregu i Chrome

Mar 2 2012
0 Shpërndarje
Bie tregu i Chrome

Një ndryshim në kalkulimin e përdorimit të shfletuesit ka dërguar deri tek një rënie e pjesëmarrjes në tregun e shfletuesve të internetit për Google Chrome, i cili kështu ka shënuar rënien e dytë në treg gjatë këtij viti, pas një rritje të vazhdueshme gjatë vitit 2011.

Net Applications ka publikuar të dhënat për tregun e shfletuesve për muajin shkurt dhe ka njoftuar që ka rregulluar metodat e kalkulimit bazuar në para-mbushjen (pre-rendering) e Chrome. Kjo veti provon të përcaktoj se cilat uebfaqe ju jeni më të joshur ti vizitoni pasi të filloni të shkruani në fushën e adresës, veprim ky që para-mbush një ose disa faqe të fshehura (edhe ato që kurrë nuk janë vizituar nga përdoruesi) në mënyrë që të shpejtoj mbushjen e faqes. Kjo veti së pari është paraqitur në Chrome 13 duke u zgjeruar edhe më shumë në versionin e fundit të shfletuesit të Google, Chrome 17.

Para-mbushja krijon vizita të pavërejtura që nuk duhet të numërohen në tregun e Chrome, shpjegojnë nga Net Applications. Kjo veti ka ndikuar për 4.14% në shifrat e Chrome. Duke filluar nga raporti i muajit shkurt, Net Applications do të përjashtoj vizitat ditore unike që realizohen me vetinë para-mbushja nga tregu i përgjithshëm i Chrome.

Megjithatë kjo nuk duket se ka ndikuar kushedi sa në shifrat shfletuesve për desktop. Internet Explorer vazhdon të jetë më i përdoruri me 52.84% të tregut, e që në janar ishte 52.96%. Firefox ka ruajtur pozitën e dytë me 20.92%(nga 20.88% në janar), i ndjekur nga Chrome me 18.90% (18.94% në janar), Safari 5.24% (4.90% në janar) dhe Opera me 1.71% duke u ngritur nga 1.67% sa kishte në janar të këtij viti.

Lajmet e fundit>