Internet

Bie trafiku i Facebook nëpër ndërmarrje

May 10 2012
0 Shpërndarje
Bie trafiku i Facebook nëpër ndërmarrje

Trafiku i rrjetit shoqëror Facebook nëpër organizata ka vazhduar të bjerë sipas raportit të fundit të Zscaler, State of Web për çerekun e parë të vitit.

Trafiku i Facebook akoma është i vetmi burim informacioni për 41% të konsumatorëve të Zscaler edhe pse kjo paraqet një rënie prej 52% sa ishte në çerekun e parë të vitit 2011.

Megjithëse nuk është një rënie dramatike, rënia është e vazhdueshme duke shkuar nga përafërsisht 2.8% për tremujor që nga viti i kaluar. Facebook vazhdon të mbetet aplikacioni kryesor dhe më i popullarizuar edhe pse Twitter është ngjitur në 7.2%.

Sipas raportit, një ndër arsyet kryesore për rënien e trafikut të rrjeteve shoqërore nëpër organizata janë politikat e këtyre organizatave karshi përdorimit të rrjeteve shoqërore. Shumica e organizatave kanë limituara ose kanë ndërprerë në përgjithësi qasjen në Facebook, por jo edhe në Twitter. Ky i fundit duket se nuk paraqet ndonjë brengë të madhe sipas autorëve të raportit pasi Twitter po përdoret vazhdimisht si një burim informatash që ndikojnë në produktivitetin e kompanisë.

Aplikacione tjera të popullarizuara nëpër organizatat janë edhe LinkedIn me 18.2% të trafikut total dhe Google Search me 8.3%. Trafik të caktuar shpenzojnë edhe shërbimet e ndryshme uebmail.

Sipas Zscaler, dy arsyet kryesore pse kompanitë vendosin limite në përdorimin e internetit janë: kufizimet në bandwith (trafik) dhe kategoritë e uebfaqeve specifike – 83%; derisa 17% e kompanive vendosin limite në tentim për të larguar ndikimin e rrjeteve shoqërore, mesazheve instante, uebmail, malware dhe spamit. /cio.al/

Lajmet e fundit>