IT Organizate

Bie profiti i HTC

Apr 9 2012
0 Shpërndarje
Bie profiti i HTC

Kompania High Tech Computer ka raportuar rënie prej 70% në profitin neto të kompanisë në çerekun e parë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo rënie vjen në momentin kur kompania tajvaneze po kalon në një linjë të re të celularëve të mençur me të cilën shpreson të ngrit të ardhurat.

Profiti neto i HTC për çerekun e parë ishte 150 milionë dollarë, rënie prej 500 milionë dollarëve sa kishte fituar një vit më herët. Të hyrat totale në këtë çerek kishin rënë për 35% nga periudha e njëjtë në vitin e kaluar duke mbetur në 2.29 miliardë dollarë.

Këto rezultate priteshin edhe nga vet kompania pasi kishte njoftuar për rënie në profit edhe në çerekun e fundit të vitit të kaluar. Çereku i katërt ishte mbyllur me 26% rënie në profit neto në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2010.

Kompania kishte hasur në konkurrencë të shtuar nga Apple vitin e kaluar e cila lançoi celularin e ri të saj iPhone në SHBA në muajin tetor. Ky hap i Apple së bashku me mungesën e një pajisjeje lidere të HTC-së dëmtoi në masë të madhe shitjet e kompanisë sipas institutit për hulumtime, Gartner.

Sidoqoftë, HTC shpreson të kthehet në anët pozitive duke lëshuar serinë e celularëve të mençur të rinj HTC One. Pajisja do të shfaqet në treg në disa vende, derisa në SHBA pritet të debutoj në çerekun e dytë.

Tregu i HTC-së në masë të madhe varet edhe nga hapat e konkurrentëve kryesor të saj, Samsung dhe Apple. Lançimi i produkteve të reja mobile nga këto kompani do të mund të ndikonte edhe në shitjet e HTC One.

Lajmet e fundit>