Siguri

Bie numri i sulmeve phishing

Apr 1 2011
0 Shpërndarje
Bie numri i sulmeve phishing

Sasia e sulmeve phishing ka rënë në vitin 2010 në më pak se çerekun e sasisë që kemi parë dy vitet e kaluara thuhet në një raport të IBM. Megjithatë kishte mjaft spam. Hulumtuesit e IBM s’janë të sigurt për arsyet pse phishing ka rënë, edhe pse mendohet që kapja e një bande të madhe rumune të phishing majin e kaluar mund të ketë ndikuar në këtë. Gjithashtu një arsye tjetër thuhet të jetë edhe arsyeja që phishing nuk po u paguhet mjaft sulmuesve dhe ata ndoshta kanë vendosur të kthejnë vëmendjen në diçka “më fitimprurëse, si bankomatët ATM”.

Institucionet financiare dhe klientët e tyre kanë vazhduar të jenë qendër e sulmeve phishing më shumë se gjysmën e kohës, sipas raportit. Sulme tjera specifike si qëllim kanë pasur auksione, pagesa online dhe organizata qeveritare. Fjalia kryesore e paraqitur në sulmet phishing, me më shumë se 9% të kohës është “Security Alert – Verification of Your Current Details(Alarm Sigurie – Verifikimi i detajeve tuaja aktuale)”.

Ndërsa njëra nga më të çuditshmet që është shfaqur në 3% të sulmeve është: “Welcome to Very Best Baking!(Mirë se vini në gatimet më të mira)” fjali që e bën emailin të duket sikur reklamë për furra buke. Vendet kryesore të prejardhjes së sulmeve URL phishing janë Rumania me 18.8%,  SHBA-të me 14.6%, Kina me 11.3%, Koreja Jugore me 9.8% dhe Mbretëria e Bashkuar me 7.2%. Ndërsa në gjurmimin e prejardhjes së emailëve të sulmeve phishing, India udhëheq me 15.5%, pastaj vjen Rusia me 10.4%, Brazili me 7.6%, SHBA me 7.5% dhe Ukraina me 6.3%, sipas raportit të IBM.Bie numri i sulmeve phishing

 

 

Lajmet e fundit>