Mobile

Bie çmimi i iPhone 4

Jun 7 2011
0 Shpërndarje
Bie çmimi i iPhone 4

altPak kohë para se Steve Jobs të shfaqej në konferencën e WWDC për të paralajmëruar vetitë dhe karakteristikat e iPhone-it të ri, rrjeti i dyqaneve Walmart uli çmimet e iPhone 4. Tani në rrjetin e dyqaneve Walmart, iPhone 4 me 16GB hapësirë kushton vetëm 147$ nga 199$ sa kushtonte më parë, dhe të dy edicionet e celularit për rrjetin AT&T dhe Verizon janë në lirim deri me datën 30 qershor.

Çfarë do të thotë kjo? Në konferencën e WWDC të hënën, Apple lajmëroi që s’do të përfshijë përmirësime të theksuara harduer. Pak më shumë se para një viti, Walmart ulit çmimin e iPhone 3GS 16GB nga 197$ në 97$. Kjo ulje çmimi erdhi disa javë para WWDC 2010, përderisa ulja e sivjetme e çmimit erdhi vetëm pak orë para WWDC2011.

Ulja e çmimit të 3GS vitin e kaluar u ndjek nga prezantimi i iPhone 4, të cilin Walmart nuk filloi ta shiste deri në shkurt të këtij viti.

Oferta promocionale e iPhone 4 përfshinë të dyja versionet, celulari i zi dhe ai i bardhë, dhe çmimi i ulur vlen deri me datën 30 qershor.

Lajmet e fundit>